INTERVISTA/Izet Haxhia: Firmat piramidale, e vërteta për Suden, kompetentin dhe Berishën

Haxhia thotë pwr “Dita” se me Suden u bë eksperimenti i parë i kolapsit të një firme, për të parë reagimin e njerëzve. Pse firmat rentiere u bënë befas sunduese në shoqërinë shqiptare pas mesit të vitit 1995, dhe si operonin ato deri atëherë.

Çfarë të veçantë kishin dy firmat “myzeqare” si Populli dhe Xhaferri. Pse Berisha kishte bërë një parashikim për “shpërthim të kontrolluar” të firmave, por që nuk i dolën mirë llogaritë?

Izet, te Gjallica do kthehemi, por të ndalemi pas te Sudja, që ka mbetur në kujtesën e njerëzve sepse përmendte “kompetentin” që sipas saj, do t’u jepte zgjidhje problemeve. Ti the që njeriu më i afërt i pushtetit të kohës me këtë firmë ishte Tritan Shehu dhe Il Mulleti. Kush i bie të ketë qenë “kompetenti” nga këta?

Kompetenti në fakt ishte Tritani. Ili kujdesej më tepër për të shëtitur Aida Shehun, të shoqen. Ajo nuk e hiqte nga goja Ilin, “ishim me Ilin në Greqi, ishim për dreka e darka, ishim për shopping në Milano, për fundjavë në Maqedoni etj”.

E thua si “epitet” apo ke fakte për “kompetencën” e tij mbi Suden?

Një rast domethënës, shkurt: Nga dhjetori kur ja prenë si duket furnizimin me para Sudes, dhjetor 1996 e kam fjalën, ajo vjen tek Presidenca dhe kërkonte të takohej me Berishën, bile Tritani u mundua të bënte ndërmjetësin për ta takuar Berishën Sudja. Por Berisha nuk pranoi. Fillimi i dhjetorit ka qenë. Aty bile e kam parë për herë të parë e të fundit Suden.

Vërtet, Sudja donte të takonte Berishën kokë më kokë?sudja1_1

Po po, e vërtetë. Po të them se nga kurioziteti dola ta shifja, se më thanë që këmbëngulte për takim me Berishën. Fola me të pse donte ta takonte, tha vetëm këtë: Që unë paratë i kam në bankë, dua të m’i zhbllokojnë. Pastaj erdhi në Presidencë edhe Tritani dhe u takua me Berishën në mënyrë urgjente. Sipas fjalëve të Aidës, Tritani donte të fuste Suden në takim me Berishën por Berisha nuk pranoi.

Sa të vërteta janë këto fjalë, nuk e di. Por nëse kemi parasysh atë kohë, në dhjetor kishte marrë ferra uratën, ndaj mund të jetë që ishte vendosur falimentimi i Sudes. Për të provuar edhe reagimin e njerëzve ndaj humbjes së parave, si duket.

Pse pikërisht me Suden?

Ngaqë tek Sudja kishin futur lekë kryesisht qytetarë nga Tirana. U bë testimi edhe ngaqë kryeqyteti ishte i kontrolluar më fort nga policia e SHIK-u. Por “bomba” u plasi aty ku nuk e prisnin, në Lushnjen e Rrapush “gjeneralit”, i cili para se të gradohej me gradën e gjeneralit të fajdeve siç e dinë edhe lushnjarët, mblidhte dërrasa për t’u ngrohur në dimër, se nuk kishte para të blente as dru për t’u ngrohur.

The se Genc Pollo ishte “afër” Vefa-s. Edhe Lulzim Basha rezulton me një “këmbë” te Vefa nga ana e vjehrrit. Sot ata shkojnë shumë mirë bashkë në PD. Sheh ndonjë lidhje?

Shiko, Pollo është një kuti e zezë e të gjitha tradhtive, takimeve të dyshimta, transaksioneve me para të pista dhe gjithë pislliqeve të Berishës. Edhe Berisha di çdo gjë që ka bërë Pollo, nga korrupsioni e vjedhjet, lidhjet me firmën Vefa, me agjenturat e huaja etj, pra janë në një bashkëjetesë të detyruar ku asnjëri nuk mund ta hedhë poshtë tjetrin. Edhe Basha si një klloun i Berishës është i detyruar të bashkëjetojë me Pollon. Vefa është vetëm një faktor shtesë për të qenë bashkë Basha me Pollon si tenxherja me kapakun.tritan-shehu-berisha-225x300

Rikthehemi tek piramida e parë, Sejdia….

Ai është skemë tjetër. Sejdia dihet për lidhjet e tij me regjimin e Milosheviçit, dhe ka qenë pjesë e luftës speciale të shërbimeve sekrete të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, në prishjen e imazhit të tyre në sytë e shqiptarëve të Shqipërisë. Dhe nuk është rastësi që shumë shqiptarë të Kosovës që vërshuan në fillim të viteve 90 në Shqipëri, ishin njerëz të shërbimit sekret serb që me anë të veprimtarisë së tyre prishën imazhin e shkëlqyer për shqiptarët e Kosovës që egzistonte në Shqipëri.

Dhe është e “çuditshme” që këta shqiptarë të Kosovës nuk u cënuan fare nga SHIK-u i Gazidedes. Përkundrazi, ndërsa patriotët e vërtetë dhe pjesëtarët e parë të bërthamave të rezistencës kundër pushtimit serb në Kosovë u përndoqën, përzunë e burgosën nga SHIK-u i Berishës. Ata u cilësuan si enveristë, bashkëpunëtorë të UDB, kur agjentë dhe drejtues të UDB me origjinë shqiptare nga Kosova e ndien veten si në shtëpinë e tyre.

Qartë. Po si shpjegohet që në vitet e para këto firma nuk ishin kaq të njohura në popull, dhe befas shpërthyen?

Duhet thënë se pas mbarimit të luftës në ish Jugosllavi, kanalet kryesore që furnizonin me para këto firma, ai i kontrabandës së karburanteve dhe armëve u ndërpre. Pra, deri atëherë ato punuan qetësisht. Por pastaj duheshin burime të tjera furnizuese për këto firma, dhe ka qenë fundi i vitit 1995 dhe fillimi i 1996 që shënuan futjen masive të lekëve në këto firma nga ana e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë.

Kjo edhe në saje të opinioneve të krijuara me qëllim nga propaganda e shtetit, nga TVSH, por edhe gazetat që nisën të bënin reklama dhe të shpallnin përqindjet. Erdhi puna që u hap llafi se këto firma ishin të fuqishme, të garantuara dhe nuk mund të humbasin paratë e futura në to. Kjo i duhej edhe si një investim elektoral Berishës, për të fituar zgjedhjet e majit 1996.

Gjallica, VEFA, Kamberi, Sudja… Por pastaj dolën dhe Xhaferri, Populli (Bashkim Driza) e të tjera. SHIK i ndiqte këto aktivitete?

Nga këto firma duhet të veçojmë ato të fondacionit Populli e Xhaferri që u morën shpërthim në ‘96 dhe prishën balancën e firmave të tjera me përqindjet marramendëse. Filluan të jepnin deri në 170 përqind.

Pse i veçon këto?

Populli e Xhaferri me qendër në Lushnje, u krijuan nga dy kunetër, “gjeneral Rrapush Xhaferri” siç e quante populli i Lushnjes dhe Bashkim Driza. Realisht këto të dyja u bënë më tepër objekt i ndjekjes nga ana e SHIK, sepse financimi i tyre fillestar erdhi nga njerëz enigmatikë që nuk ishin nën kontrollin e qeverisë.

Thuhet që u financuan e krijuan nga shërbimet sekrete amerikane dhe u mbështetën nga të majtët që të sillnin rrënimin e firmave të tjera, dhe për këtë janë ndjekur e kontrolluar nga SHIK-u i cili ka paralajmëruar Berishën për rrezikshmërinë e tyre. Dhe vetë fakti që pas daljes së këtyre dy firmave edhe firmat e tjera u detyruan të rrisnin përqindjet e tyre në mënyrë të shpejtë, solli edhe kolapsin e tyre të parashikuar.rapush-xhaferi1-300x214

Ishte parashikuar; në ç’mënyrë?

Po, qe parashikuar, por jo në fillim të vitit, po diku aty nga mesi i vitit pas marrjes së mandatit të dytë si president nga ana e Berishës, që i bie pas verës 1997. Ndërsa për firmat e tjera SHIK e dinte mirë se kush pastronte paratë dhe kujt i shërbenin.

Izet, ke futur ndonjë lek ti vetë? Rrethi juaj çfarë thoshte?

Sa për atë që unë kisha dijeni për këto skema, unë në radhë të parë nuk jam i shkolluar në ekonomi, por mjekësi, dhe nuk marr shumë vesh nga puna e lekut e investimit apo tregtisë. Por kisha lexuar edhe historira për mashtrime financiare të tipit Ponzi, krijuesi fillestar i këtyre skemave mashtruese. Nga ana tjetër, një logjikë normale nuk të lejon të besosh në fitime të tilla me përqindje kaq të larta. Por plus që unë nuk kam patur para mënjanë, vetëm ato të rrogës që merrja, ndaj s’kisha “shans” që po të më errësohej mendja, t’i fusja në këto firma.

As njerëzit e mi gjithashtu; me përjashtim të vjehrrit që kishte futur 17 mijë dollarë tek firma Vefa. I kishte fituar mesa di unë, nga shitja e një prone të familjes se tij tiranse dhe këtë e kishte bërë edhe pse i thoja disa herë: Që unë edhe po të kisha lekë, nuk do t’i fusja në këto firma sepse çdo gjë më duket mashtrim. Kur unë e nuhasja çfarë ishin këto firma, si mund t’i besosh poliglotit Berisha që të mos dinte ai i shkreti se çfarë janë skemat piramidale, siç deklaroi vetë Berisha pas shembjes së tyre?

Megjithatë, Berisha i mori paralajmërimet ndërkombëtare…

Po patjetër. Institucionet si FMN dhe Banka Botërore filluan të jepnin sinjale alarmi për rritjen e frikshme të këtyre firmave dhe pasojat që do kishin për vendin. Por këto paralajmërime ranë në vesh të shurdhër të Berishës. Ai komandonte e dinte çdo gjë.  Pastaj erdhën zgjedhjet e masakruara të 26 majit, presioni ndërkombëtar u shtua por Berisha nuk lëvizte nga istikami. Donte edhe një mandat të dytë si president në mars të 97. Për t’i treguar botës se zgjedhjet e 26 majit nuk ishin të manipuluara, Berisha përdori zgjedhjet lokale të tetorit të atij viti, si tregues se gjithçka shkonte vaj.

Në fakt për të arritur këtë fitore atij i duhej ndihma e firmave piramidale dhe paratë e tyre që ishin paratë e shqiptarëve të varfër. Edhe pse njerëzit duan ta harrojnë, kush s’i mban mend ethet e parave në vjeshtë 96. Njerëzit të kapluar nga marrëzia kolektive e fitimit të shpejtë e pa punuar, filluan të shisnin ç’të kishin dhe t’i fusnin në këto piramida financiare.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU