Interpelancë me ish-minatorët, Rama: Për shtresat në nevojë kemi bërë më shumë se çdo qeveri

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një interpelancë me një grup ish-minatorësh lidhur me Statusin e Minatorit. Në bashkëbisedimin me ta, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria aktuale, ka dhënë për shtresat në nevojë më shumë se të gjitha qeveritë, por ai theksoi se nuk mund të merren borxhe nga shteti.

“Sa ka nxjerrë qeveria ime nga buxheti për njerëzit në nevojë nuk i kanë nxjerrë shumë qeveri të marra së bashku. Shqipëria nuk mundet dot të marrë borxhe për të rritur shenzimet se bien të gjithë brenda.

Për çdo shqetësim që mund të ngrini, sigurisht mund të bëni protesta, greva, por është edhe kjo rrugë për të marrë përjgigje që pastaj i vlerësoni ju janë të mjaftueshme apo të arsyeshme”, tha Rama.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe Ministri i Energjisë dhe Intraftukturës, Damian Gjiknuri, i cili tha se shumë kërkesa të minatorëve do të zgjidhen, dhe disa prej tyre ka në gjetur zgjidhjen.

“Kemi realizuar uljen e moshës së pensionit, ishte me kosto, por ishte një veprim shumë i mirë.  Ne kemi pritur që të vij drafti i dakordsuar, unë do të inicioj shumë shpejt që grupi i punën të takohet me sindikatat. Paga minimale mund të realizohet, shumë kompani po paguhen me mirë. Duhet vendosur edhe një kufi ligjor për të pasur shteti më shumë mundësi kontrolli.  Duhet që propozuesit të sjellin një draft të fundit, pasit duhet gjetur një e mesme e artë që mos të ketë shumë ngarkesë në buxhetin e shtetit”, deklaroi Gjiknuri.

Ndërsa me tej ka folur dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

“Në vitin 2015 u realizua ulja e moshës së pensionit. Edhe përshkallëzimi që iu referua Fiqiriu është i mundur. Disa nga propozimet janë të mundshme që të reflektohen. Në çdo rast do duhet të theksoj që paketa sociale e Qeverisë ndër vite ka qenë shumë solidare brenda mundësive të buxhetit të shtetit. Vetëm rimbursimi i medikamenteve është rritur me 30%. Që këtë javë do të ritakohemi dhe të vazhdojmë këtë diskutim që sapo filluam së bashku”, tha Ahmetaj.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU