Inter po punon për të sjellë në Milano, Modriç dhe Marsial

Në Spanjë ka nisur dalëngadalë të përgatitet terreni pa kroatin Luka Modriç.

Auzilio drejtori sportiv i “Interit”, i cili do të ketë edhe mbështetjen e Bepe Marotës do të provojë të gjejë mjetet e duhura për të bindur Perezin të heqë dorë nga numri 10 që në janar.

Ish-drejtori i Juves Marota, ka bërë shpesh goditje të rëndësishme. Rodrigo De Pol është një tjetër lojtar që vlerësohet shumë nga Spaleti. Udineze e vlerëson të paktën 30 milionë, por në portofolin e “Interit” ekzistojnë shumë lojtarë që mund të përfshihen në operacion për sulmuesin argjentinas, i cili ofron shumë alternativa taktike.

Ndërkohë nga Anglia zbulohet se “Interi” fshihet pas ngërçit të rinovimit “Junajtid-Marsial”.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU