Integrimi në BE, Gjosha: LSI e gatshme për çdo sakrificë!

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ,Klajda Gjosha nisur nga thirrja e Ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, për dialog konstruktiv mes partive politike, është deklaruar së fundi se muaji qershor është vendimtar për çeljen e negociave me Bashkimin Europian.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se ka ardhur koha që çdo parti politike qoftë opozitë apo qeveri, të dalë mbi interesat e ngushta dhe të verë në krye të prioritete të ardhmen e Shqipërisë, e cila sipas saj është e lidhur me Europën.

“Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik, siç është procesi i integrimit europian. Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç është shprehur edhe nëpërmjet rezolutës që u miratua në Konventën Kombëtare, është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo shqiptari. Sfidat që kemi përpara nesh, si vazhdimësia e Reformës në Drejtësi me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit, Reforma Zgjedhore dhe eliminimin e shitblerjes së votës, kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Gjosha.

Teksa akuzon  kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut duke vene ne në fokus interesat në vend të prioriteteve evropiane, Gjosha thotë se nuk ka asnj moment për të humbur dhe partia që ajo përfaqëson është e gatshme të sakrifikoj çdo gjë për çuar përpara këtë proces./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU