‘Integrimi, ekonomia, marrëveshja roaming’, liderët e Ballkanit dhe Hahn nesër në Durrës

Një takim mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” është planifikuar të zhvillohet nesër në Durrës.

Në këtë takim pritet të jetë i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Në këtë takim do të diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.

Në njoftimin zyrtar Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, thotë se, “Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Samiti pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa kryeministria ka zbardhur dhe disa nga temat e diskutimeve si dhe axhendën.

Disa nga temat e diskutimit do të jenë:

Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;

Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;

Marrëveshja Roaming;

Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

PROGRAMI I TAKIMIT

09.40 – Ardhja e delegacioneve

09.50 – FOTO Familjare

10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit

12.15 – Konferenca për Shtyp

– Fjalë Kryeministri Rama

– Fjalë Komisioneri Hahn

– Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër).

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU