Infermierë për Shqipërinë, fituesit e fazës së dytë përzgjedhin vendet e punës në Tiranë

Fituesit e fazës së dytë që konkuruan nëpërmjet portalit Infermierë për Shqipërinë përzgjodhën sipas renditjes së pikëve vendet e lira të punës në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.

Vetëm për qarkun e Tiranës, kandidatët që u shpallën fitues përzgjedhën sipas pikëve të marra në dy fazat e konkurimit 45 vende vakante të krijuara për infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike.

Në listën fituese janë aktualisht 144 kandidatë në qarkun e Tiranës, të listuar sipas pikëve, ku përveç fituesve nga konkursi i fundit, janë përfshirë edhe fituesit e dalë nga testimi i parë por që deri tani nuk kishin përzgjedhur vendet e punës ekzistuese. Fituesit janë pozicionuar sipas pikëve që kanë marrë, duke përzgjedhur vendin e punës të parët ata që kanë numrin më të madh të pilëve, sipas renditjes.

Gjatë javës në vijim pritet të mblidhen komisionet për të vijuar procesin e pëzgjedhjes së vendeve të punës nga fituesit dhe për qarqet e tjera.​

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU