Një incident i shëmtuar ka ndodhur teksa dy aktoret e njohura Yllka Mujo dhe Eva Alikaj janë ofenduar me fjalë nga disa të pranishëm në protestën për teatrin.
Incidenti ka ndodhur para Teatrit Kombëtar kur disa të pranishëm në këtë protestë kanë ofenduar rëndë dy aktoret e njohura të cilat nuk kanë mbështetur qëndrimin e opozitës për këtë çështje.
Pavarësisht këtij incidenti, vetëm një ditë më pas ka reaguar Sindikata e Artisteve te Skenës dhe Ekranit.
“Persona te panjohur kane fyer sot pranë Teatrit Kombëtar aktoret e shquara Yllka Mujo dhe Eva Alikaj me fjalor vulgar. SASE proteston ndaj çfaredo cenimi te dinjitetit te cilitdo artist, pavaresisht shkaktarit dhe shkakut.
Artistet, pavaresisht qendrimeve te tyre publike, jane qytetare dhe duhen respektuar si te tille. Kushdo qe fyen artistet nuk mund të paraqitet si mbrojtes i Teatrit”, thuhet në reagimin e sindikatës.
/a.m.