Incidenti me trenin/ Rama: Manovër politike e marrëzi, Serbia do e vuajë të shkuarën si makth!

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social videon e fjalë së tij të mbajtur në 25 vjetorin e FRESSH, por shumë komentues e kanë pyetur kryeministrin në lidhje me incidentin e trenit në Kosovë dhe mundësinë se Serbia mund të sjellë ushtrinë atje. Rama i është përgjigjur njërit prej komentuesve, duke thënë se e shkuara e Serbomadhnisë ka marrë fund dhe do i ndjekë ata si një makth. Më tutje Rama i ka cilësuar si manovra politike dhe marrëzi, lojërat e Serbisë me trena e me aeroplana.

Kjo është dhe hera e parë që Rama reagon në lidhje me këtë çështje… por edhe këtë herë kryeministri nuk ka harruar të bëjë një batutë, duke thënë se serbët në Kosovë do të hyjnë vetëm si turistë.

Komentuesi: Zoti rama mendon se ike kry tegjithat punt .jo i nderuar bashkoj forcat .ushtarake se serrbia oo futet prap ne ks. KUJDES

Rama: …po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova eshte shtet o mik, nuk eshte krahine e Jugosllavise e me Serbine e lidh vetem ndertimi i te ardhmes se fqinjesise mes dy shteteve, jo e shkuara rrenuese e serbomadhnise! Serbia do ta vuaje ate te shkuar si makth deri kur ta njohe Kosoven dhe vetem duke e njohur do te shpetoje nga ai makth (qe e shtyn hera – heres ne marrezira si kjo puna e trenit); ndersa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do te vijne nje dite po si zot te vendit s’vijne dot me kurren e kurres Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver

Komentuesi: Do te kisha qef te dije nqs Serbia fut forcat ushtarake ne kosove cili eshte qendrimi i qeverise shqiptare

Rama: Lexoni pergjigjen qe i kam dhene Enverit pak me lart dhe mos u shqetesoni me shume se ç’duhet nga lojrat politike me trena e me aeroplana/java/a.kCapture

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU