Inaugurohet Urgjenca e re e Shkodrës, Manastirliu: Hap konkret për rritjen e shërbimeve shëndetësore

Urgjenca e re e Spitalit të Shkodrës është inauguruar këtë të enjte, në praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se urgjenca e re e Spitalit të Shkodrës është dëshmia e një hapi konkret që po hidhet për cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe stafin mjekësor. Ajo bëri të ditur se Spitali i Shkodrës ka përfituar 22 pajisje me vlerë 360 mijë euro. Sa i takon ikjes së bluzave të bardha, ministrja u shpreh se ky është një fenomen ka prekur të gjithë rajonin.

“Ka mjek qe ikin dhe rikthehen, ne kemi strategjine tonë. Po rrisim pagat për personelin mjekësor me 7 %, po përmirësojmë kushtet e punës, iniciativat financiare me bonusin e mjekëve; këto janë tre hapat e strategjisë sonë për të ndalur ikjen e bluzave të bardha”, deklaroi Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Më tutje, ajo bëri të ditur se urgjenca spitalore është fuqizuar në tërë vendin. “Shërbimi kombëtar i ambulancave është fuqizuar me 100 të tilla, por ajo çfarë po realizojmë është shtimi i 38 autoambulancave në të gjithë vendin në mënyrë që të mos ketë probleme sa i takon shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Manastirliu.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU