• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse çuditeni me eskortat shqiptare?

by
26/09/2015 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Pas rrëfimit në emisionin televiziv “Top Show” të një vajze e njohur si “eskortë luksi” e klientëve të pasur në Dubai, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komente dhe reagime sa emocionale aq edhe të cuditshme. Them të cuditshme pasi ekzistenca e një linje të tillë vajzash të bukura që udhëtojnë për në Dubai me destinacion shoqerimin e meshkujve është sekret publik për të paktën dy vitet e fundit. Sjellja në vëmendje të publikut e këtij fenomeni bëri që më në fund të flitet hapur edhe për mënyrën e funksionimit dhe përfitimin financiar që sipas dëshmisë televizive arrin edhe 1500 euro nata.

Cfarë më duket e habitshme në komentet online është habia që tregojnë gratë dhe burrat që diskutojnë për ekzistencën e përfitimeve të tilla në këmbim të shoqërimit me klientë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Kaq e vështirë ka qenë për shoqërinë shqiptare të kuptojë se të rinjtë e sotëm jetojnë jashtë mundësive të tyre, apo edhe të familjeve. Sa e mundur është që një 20 vjecare të zotërojë një makinë të sapo dalë nga fabrika që kushton me dhjetra mijëra euro. Po veshjet me cmime disa mijë euroshe që dominojnë rrugët e bllokut ku sigurohen?

Nëse të rinjtë, vajza apo djem qofshin do të punonin, sic ndodh në perëndim, do të kishin mundësi të paguanin shpenzimet e jetesës dhe shkollimin. Por asesi nuk do të ishin në gjendje që të jetonin në luks apo të konkurronin me njëra tjetrën për koleksionin e fundit të markave më të shtrenjta të këpucëve dhe veshjeve. Po shpenzimet për jetën e natës që nis të hënën dhe vazhdon deri të hënën tjetër a do të mund të përballoheshin nëse të ardhurat do të vinin nga një punë e siguruar në Tiranë? Edhe sikur të kishte të rinj kaq të mirëpaguar, puna dhe orët e gjata do të ishin aq të lodhshme saqë baret e natës do të vuanin për klientë dhe nuk do të mbusheshin edhe në ditët e javës si në fundjavë.

Problemi I vërtetë që duhet diskutuar nga shoqëria është modeli që rinia shqiptare ka zgjedhur për të siguruar mirëqenie dhe marrëdhënia me paranë. Sa të varur janë të rinjtë nga modeli i fundit I celularit, makinës, koleksionit të modës dhe a është e shëndetshme apo sipërfaqësore një qasje e tillë ndaj mënyrës së si duhet konceptuar jeta. Unë nuk besoj se të gjithë të rinjtë që kanë mundësi përtej punës së tyre për të jetuar në luks shkojnë në Dubai. Paradat që shohim rrugëve të Tiranës nuk mundësohen vetëm nga udhëtimet e shoqërimit jashtë.

Ka shumë të reja që e kanë gjetur Dubain e tyre në Tiranë dhe që ka gjasa të jenë të xhelozuara nga shoqet e tyre që nuk e kanë patur atë fat. Ka shumë raste kur lidhjet kthehen në biznes në kurriz të moralit dhe për këtë jo vetëm nuk ka debat, por inkurajohen dhe duartrokiten si zotësi e kombinuar me bukuri fizike. Thënë këtë, dua të besoj fort se zgjedhjen për luksin si shkëmbim për shoqërime nuk e kanë bërë të gjithë të rinjtë. Ka nga ata që I shoh me admirim të përpiqen për t’u shkolluar, për të gjetur një vend pune dhe që I shohin me bezdi lokalet e natës të mbipopulluara edhe gjatë ditëve të javës.

Këta mbase nuk janë shumicë, por nëse shoqëria I motivon dhe promovon atëherë do të flitet më pak për eskortat dhe më shumë për të rinjtë e ekselencës, nga ata që edhe në kafe marrin libër me vete. Kur një e njohura ime u kthye nga Oxford-I për pushimet e verës dhe ulej e vetme në kafe e shoqëruar nga leximet e saj, mësova se shumë vetë me gjasë nga kategoria e eksortave kishin menduar se asaj I kishte bërë dëm Anglia. Të dëmtuarit e vërtetë janë ende të dehur nga joshja e luksit dhe e kanë të pamundur të refuzojnë sheikët e Tiranës, por shpresa është se shumë shpejt ata do të jenë në minorancë jo vetëm si numër por edhe si mentalitet.

Next Post

Spikerja me gjoks të zbuluar: Nuk jam pushuar nga puna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Marrin deri në 6000 euro..” Visha: Të rriten pagat e gjyqtarëve! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..” Visha: Të rriten pagat e gjyqtarëve! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In