Ilir Meta kundër Opozitës: Nxorëm mësime nga viti ‘97. Djegia e mandateve m’u duk marrëzi

Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Presidenti Ilir Meta shprehet se të gjithë politikanët kanë nxjerrë mësime nga vitet 96-97′ dhe nuk duhet të kthehet vendi në atë pikë.

Këtë koment Meta e bëri një emisionin ‘Përballë’ me Lutfi Dervishin, teksa fliste për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

‘Të gjithë kemi nxjerrë mësime nga 96-97’ dhe nuk do ta çojmë vendin në atë pikë.

Duhen angazhime nga të gjithë për ta kthyer vendin në normalitet’, ka thënë Meta, ndërsa komentoi dhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

‘Djegia e mandateve më është dukur gjithmonë marrëzi. E them këtë pa frikë. Por dhe bojkoti për mua nuk është zgjidhje.

Edhe pse Parlamenti dhe institucionet tona kanë mangësitë e tyre mund të punohet nëseka vullnet. Kam qenë gjithmonë i bindur se mazhoranca duhet të bënte përpjekje më të mëdha për dialogun me opozitën.

Si çëshjtjet për integrimin europian, por këtë nuk e kemi vënë re dhe më vjen keq se ishte komplet e evitueshme. Kjo na ka sjell në këtë përshkallëzim të krizës’, shtoi presidenti Ilir Meta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU