Iku energjia elektrike, ngatërroi dinamitin me qiriun…

Është e padëgjuar më parë, por ja që ka ndodhur edhe kjo. Një grua nga Connecticut, u përball me ikjen e energjisë elektrike në shtëpinë e saj.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por veprimi i saj është i rrezikshëm.

Ajo ka ngatërruar një dinamit me qiri gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike dhe pësoi lëndime të rënda në dorë pas ndezjes.

Zjarrfikësi Michael Caldaroni, tha se gruaja po kërkonte të ndizte qiri në shtëpi por në vend të tij ka ndezur një dinamit. Ai shpërtheu në dorën e gruas.

Një nga fëmijët telefonoi ambulancën dhe u dërgua në spital. Nga incidenti nuk pati të lënduar të tjerë.

Caldaroni tha se një nga dritaret e shtëpisë u hodh në erë. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU