Ikën për të festuar ditëlindjen e gjyshit në Tropojë… “shefi” i saj Bill Clinton çon këtë “dhuratë”

Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh punon për Fondacionin Clinton në Nju Jork.

Hoxha kishte kërkuar leje nga puna pasi duhet të shkonte në Shqipëri, në Tropojë në vendlindjen e saj për të festuar 85-vjetorin e gjyshit.

Por papritur dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf.letra e bill clinton
Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër, të firmosur nga vetë ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton.

Klinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punonjëses së Fondacionit të tij, me këto fjalë:

I dashur Januz,

Gëzuar 85 vjetorin.

Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.

Sinqerisht,

Bill Clinton”.

florida
 (Florinda së bashku me gjyshen dhe gjyshin)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU