“Identikiti të çon te Bzheta”, a është ky deputeti që i’a “lypi” Xhesikas?

Modeli Valerialer Kolnikaj, i cili u bë i njohur në BB7, teksa ka komentuar deklaratat e këngëtares Xhesika Ndoj për deputetin që asaj i kishte kërkuar seks në këmbim të parave, ka zbuluar emrin e një deputeti në Parlamentin e Shqipërisë, sipas identikitit të dhënë nga Ndoj.

Në emisionin e gazetarit Turjan Hyska, “Oktapod”, Valeri ka deklaruar se deputeti Gjovalin Bzhetaj, të cilin ai e ka të afërm, nuk mund të jetë deputeti që “ia ka lypur” Xhesikës. Edhe pse sipas identikitit të dhënë nga Ndoj, mendja të shkon tek ky deputet.

Turi: Ti Xhesikën e sulmove

Valeri: Jo, ta tregoj unë se kush është, unë i njoh mirë personat që merren me gjëra të tilla, fallsitete, ishte gënjeshtër për të tërhequr vëmendjen. Me atë identikit që dha ajo janë vetëm dy persona dhe të dy janë të afërmit e mi që s’kanë shanse të jenë. Është e sajuar komplet.

Turi: Të ka djegur ty, kë ke kushëri?

Valeri: Një deputet e kam të afërm, po është deputeti më king që ka parlamenti, Gjovalin Bzhetaj është.

Turi: Xhesika tha nuk vij unë me Valerin

Valeri: Po kush guxon…identikiti përputhej vetëm me këtë personin, ky është shumë familjar, e shoqja për më tepër është yll dritë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU