Identifikohet efekti i panjohur më parë i vitaminës A

Molekula sinjalizuese, acidi retinoik, është një produkt i vitaminës A, i cili ndihmon për të udhëzuar se si llojet e ndryshme të indeve duhet të formohen në embrionin në rritje.

Për herë të parë, laboratori i prof. Niels-Bjarne Ëoods, Lund Stem Cell Center në Suedi, i ka studiuar efektet e acidit retinoik në lidhje me atë se si qelizat e gjakut zhvillohen nga qelizat embrionale të njeriut. Në modelin laboratorik, qelizat burimore u janë ekspozuar molekulave të veçanta sinjalizuese, duke u zhvilluar në këtë mënyrë në qeliza gjakprodhuese.

Hulumtuesit vërejtën se nivelet e rritura të acidit retinoik në mënyrë drastike e reduktuan numrin e qelizave të gjakut të cilat mund të prodhohen. Reduktimi në acidin retinoik e rriti kështu prodhimin e qelizave të gjakut me 300 për qind. Në bazë të këtyre rezultateve, Niels-Bjarne Ëoods dhe kolegët e tij e propozuan një model të ri shpjegues se si ndikon acidi retinoik në zhvillimin embrional të gjakut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU