Icardi është hero i Interit në fitoren 3-2 ndaj Milanit

Mauro Icardi ka realizuar tre gola në Derby della Madonnina ndaj Milanit për t’i sjellë fitoren e radhës Interit.Interi në fund arriti të triumfojë 3 me 2 në derbin e madh të qytetit të Milanos.

Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 28-të. Rezultati u barazua në të 56-ën nga Suso. Shtatë minuta më pas realizoi sërish Icardi për 2 me 1, para se Giacomo Bonaventura të barazonte gjithçka në minutën e 81-të.

Kur pritej që gjithçka të mbyllej baras, Interi fitoi penalti dhe Icardi u tregua i saktë në minutën e 90-të për fitoren e shtatë të Interit.

Pas tetë ndeshjeve, Interi ka 22 pikë, dy më pak se Napoli që prin. Milani ka 12 pikë deri tani dhe pozita e kryetrajnerit Vincenzo Montellas tani rrezikohet seriozisht. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU