Ibrahimi dhe Berberi sërish në garë për postin në Strasburg, ja kandidatët e tjerë

Zbardhet lista e kandidatëve nga Shqipëria për në Gjykatën e Strasburgut. Burimet bëjnë me dije se ajo që vihet re është se nuk është emri i ish kryeprokurores Ina Rama ndërsa kandidon sërish Gent Ibrahimi dhe Sokol Berberi.

Në garë janë dhe Aleksandër Muskaj, Asllan Karaj, Aurela Anastasi, Elira Kokona, Ermal Frashëri, Marjana Selimi Tutulani, Markeljan Koça, Oriona Muçollari, Suela Mëneri.

Më 1 nëntor 2016 qeveria shqiptare rihapi aplikimin për kandidaturën për gjyqtar të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa në shtator  Gent Ibrahimi, Sokol Berberi, Ina Rama, u skualifikuan nga Këshilli i Europës, si kandidatë për gjykatës në Gjykatën Europiane. Burimet  thane për ora, se emrat nuk ishin hedhur në votim, ndërsa skulifikimi ishte bërë nga  Komisioni i Seleksionimit pranë Sekretarit të Përgjitshshëm të Këshillit të Europës dhe arsyet zyrtare lidhen  me procedurën e përzgjedhjes  dhe  shkeljen e  afateve te dorëzimit të emrave të kandidatëve shqiptarë.

Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij  afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç.

Kandidatët nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9 – vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU