I thyen hundën dajës, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili ka goditur me dru në fytyrë dajën e tij 64-vjeçar dhe si pasojë i ka thyer hundën.

Pëllumb Rustemi u arrestua së bashku me 18-vjeçarin me iniciale V.K. Edhe ky i fundit e ka goditur me grushta 64-vjeçarin banues në fshatin Drizë të Fierit, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “dhunë në familje” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU