VIDEO/ I shoqëruar me policë, Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Teksa mediat prisnin ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Tahiri është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga ambientet e pasme.  Avokati i tij, Maks Haxhia mbërriti disa minuta më parë, ndërsa deklaroi se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër.

Tahiri del  sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë pas vendimit ditën e shtunë që e la në ‘arrest shtëpie’. Gjyqtarja e çështjes është Liljana Baku.

Ai akuzohet për “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU