I prishet fustani, e kalon me të qeshur: Të gjithë ma keni parë gjoksin

Dakota Johnson pësoi një incident të vogël me veshjen e saj, ndërkohë që ka qenë e pranishme në ceremoninë e “People’s Choice Awards”.

26-vjeçarja është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e saj si “Aktorja e Preferuar e Filmave Dramatik”, në momentin që prezantuesja Leslie Mann dëmtoi fustanin e saj. Ndërkohë që mori mikrofonin, ajo tha: “Leslie sapo më dëmtoi fustanin”. Më pas me humor shtoi: “Në fakt, nuk ka njeri këtu që nuk e ka parë gjoksin tim”.

Aktorja sigurisht i është referuar filmit të shumëpërfolur “Fifty Shades of Grey”, për të cilin fitoi edhe çmimin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU