I moshuari nga Pogradeci plagos me kaçavidë të riun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Pogradec, atje ku një shtetas 60 vjeçar ka qëlluar me një kaçavidë një djalë të ri pas një sherri banal.

Bardhyl Capo, 60 vjeç ka goditur duke e lënë të plagosur shtetasin me inicialet I.K, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur që ta vërë në pranga autorin si dhe të sekuestrojë armën e krimit. Ndërkohë i riu është transportuar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia njofton se 60 vjeçari është një person i rrezikshëm me precedentë të mëparshëm penalë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU