I kërkoi seks dhe para nënës së divorcuar, KLGJ pritet të pezullojë gjyqtarin

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet sot në një mbledhje urgjente për gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier  Roland Hysi, i arrestuar një ditë më parë nga policia pas denoncimit se kërkonte favore seksuale dhe ryshfet.

KLGJ pritet të pezullojë gjyqtarin, teksa 50-vjeçari do të dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë.

Gjyqtari Hysi akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’. Po ashtu  mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Kujtojmë se gjyqtari Hysi u arrestua pas publikimit të denoncimit ndaj tij, ku ai shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU