Një djalë vetëm 14 vjeç i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Niko Peleshit dhe ministrit Ilir Beqaj përmes një letre të hapur.
14-vjeçari nga Korça është i biri i mjekut Nikolla Nunka, dhe në letër shpreh shqetësimin e babait të tij i cili është pushuar nga puna si mjek kirurg.
Nunka e ushtronte profesionin në Spitalin Rajonal Korçë ndërsa, djali i tij shkruan se ka një kohë të gjatë që ndihet i shqetësuar dhe nuk e zë gjumi gjatë natës.
“Kam një kohë të gjatë që ndjehem shumë i shqetësuar dhe nuk fle natën për babin tim të dashur sepse nuk kanë të mbaruar hallet dhe shqetësimet e tij. Babi im është një mjek Kirurg i Specializuar ne shume vende te Botes si Itali, Japoni, Gjermani, Austri, Bullgari etj. Ai zotëron shume gjuhe te huaja dhe me pasion te madh dhe sakrifica, ka sjelle te reja te shkencës kirurgjikale ne qytetin tone. Nuk e kuptoj pse duhet te vuaje ai kaq shume???! Sot ne mëngjes ju komunikua nga Drejtoria e Spitalit, prishja e kontratës së punës dhe nxjerrja e tij ne mes te katër rrugëve si i papune. C’farë paturpësi dhe hakmarrje është kjo ndaj familjes time? – shkruan 14 vjeçari në letrën e tij.
Në përfundim të saj, djali e mbyll letrën me thirrje për rikthimin e babit në vendin që i takon, si kirurg në Spitalin e Korçës.
Portali BalkanWeb raporton se Nikolla Nunka u arrestua në vitin 2013 për mitmarrje pasi në bashkëpunim me njëritjetrin kryenin ndërhyrje kirurgjikale të pacientëve kundrejt shumave të ndryshme. Ata u dënuan pak kohë me parë nga gjykata e Korçës bashkë me reanimatorin Ismail Uzuni me 2.6 vite burg ne total, si dhe 6 muaj ndërprerje te marrëdhënieve të punës.
Që prej arrestimit të tyre, familjarët kanë insistuar se arrestimet ishin kurthe të qëllimshme, me elementë politikë.
Letra e plotë e 14-vjecarit dërguar kryeministrit, Edi Rama
Te nderuar Z. Kryeminister Edi Rama
Zv. Kryeminister Niko Peleshi
Minister i Shendetesise Ilir Beqaj
Quhem Vangjel Nikolla Nunka, jam 14 vjec nga Korca. Kam nje kohe te gjate qe ndjehem shume i shqetesuar dhe nuk fle naten per babin tim te dashur sepse nuk kane te mbaruar hallet dhe shqetesimet e tij. Babi im eshte nje mjek Kirurg i Specializuar ne shume vende te Botes si Itali, Japoni, Gjermani, Austri, Bullgari etj. Ai zoteron shume gjuhe te huaja dhe me pasion te madh dhe sakrifica, ka sjelle te reja te shkences kirurgjikale ne qytetin tone. Nuk e kuptoj pse duhet te vuaje ai kaq shume???! Sot ne mengjes ju komunikua nga Drejtoria e Spitalit, prishja e kontrates se punes dhe nxjerrja e tij ne mes te kater rrugeve si te papune. C’fare paturpesi dhe hakmarrje eshte kjo ndaj familjes time? Pse duhet te vuaj une kaq shume ne kete moshe te mitur duke e pare cdo minute deshperimin e prinderve te mi te dashur? Oh sa keq po ndjehem! Zoterinj Qeveritare, pse heshtni dhe nuk pergjigjeni ndaj letrave te babit tim, duke e lexuar qarte te verteten e shprehur ne ato letra prej tij. Mos lejoni kete padrejtesi te turpshme ndaj babait tim, dhe te behet shkak i vuajtjeve te pafund te familjes time. Ke duhet te vrase ndergjegjia qe une ne kete moshe te vogel te pesoj tronditje kaq te madhe shpirterore per kete hakmarrje te shemtuar qe po i behet familjes sime te ndershme.
Jam shume i sigurt se nuk ka njeri me te Ndershem se babai im! Ju lutem shume te degjoni thirrjen e nje djali 14 vjec qe kerkon nga ju nje pergjigje sa me te shpejte ndaj letrave qe ju ka derguar babai im dhe zgjidhjen e ketij problemi ai te kthehet ne vendin qe i takon dhe e meriton si kirurg i nderuar ne Spitalin e qytetit te Korces.
Me besoni, po them te verteten dhe ato qe ndjej thelle ne zemren time.
Me repsekt, Vangjel Nikolla Nunka, Korce.