I akuzuar për vrasjen e studentes greke, flet për herë të parë 19-vjeçari shqiptar

Shqiptari Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos ka thyer heshtjen nga qelitë e burgut.

I pyetur nga mediat greke se cili është qëndrimi i tij lidhur me këtë ngjarje, pasi miku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras deklaron se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ai u përgjigj: “Unë nuk e di dhe nuk më intereson çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Deklaratat e tij provokuan reagimin e babait të studentes greke.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,” deklaron për mediat greke  John Topaludhi, duke theksuar se një person i vetëm nuk mund ta bëjë këtë gjë.

Greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg. Dy të rinjtë e vranë studenten pasi ajo refuzoi dhe i rezistoi kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Kur Topalidhi refuzoi, dy të rinjtë u bënë të dhunshëm. Shqiptari i tha policisë se shoku i tij e qëlloi vajzën me një objekt metalik në kokë.

Pasi vajza ra në tokë pa ndjenja, dy të rinjtë e transportuan trupin në Lindos dhe e hodhën në det, ku dhe u gjet e pajetë më 28 nëntor.

Hetimet treguan se 21-vjeçarja, Eleni Topalidhi, nuk vdiq për shkak të plagëve të marra në kokë, por kur u hodh në det.

Dy të rinjtë janë njohur me njëri-tjetrin në palestër, ndërsa shtetasi grek e njohu Elenin në Facebook.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU