Hysaj në janar mund të largohet nga Napoli

Pak ditë më parë, Telesport publikoi një lajm, ku tregonte se Elseid Hysaj ishte pranë largimit nga Napoli. Mediat ndërkombëtare e publikuan gjerësisht këtë lajm, duke publikuar për herë të parë edhe emrin e lojtarit që pritet të zëvendësojë Hysajn te Napoli. Transferimin e mundshëm të mbrojtësisht të kombëtares shqiptare në muajin janar, lajm të cilin e publikoi Telesport, e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme agjenti i Hysaj, Mario Giuffredi.

Agjenti kërkon që çështja e kontratës së Hysaj të mbyllet sa më parë, dhe nëse nuk rinovohet, largimi është zgjidhja më e mirë. Në një intervistë për mediat italiane, Giuffredi është shprehur se transferimi i Hysaj mund të bëhet që në janar.

Në Champios League Ancelotti ka zgjedhur të luajë me Maksimoviç, por është zgjedhje që duhet mirëkuptuar, nuk ka polemika me trajnerin. Megjithatë, nuk mund të thuhet se Hysaj u bë mediokër papritur. Do të shohim nëse është koha e duhur për kontratën.

Ka një klauzolë dhe Hysaj mund të largohet, në janar apo në qershor. Në Napolin e quajnë lojtar skacro, por ata duhet të pyesin pse ky lojtar është në qendër të merkatos?! Do të duhet të shkojë Hysaj te Çelësi, që ata zbulojnë se nuk është kaq keq”-ka thënë ndër të tjera Giuffredi.

Më tej agjenti i futbollistit shqiptar, ka polemizuar me gazetarët në Napoli, që sipas tij ndikojnë keq edhe te skuadra. “Ka gjëra që i dëmtojnë lojtarët. Kam lexuar apo dëgjuar shpesh gazetarët të thonë se Napoli kurrë nuk do e fitojë kampionatin. Këtu, dëshiroj t`u kutoj atyre se janë bashkë-përgjegjës. Një pjesë e humbjes vjen nga shtypi që masakron ekipin. Në Torino, mediat nuk sillen kështu”-është shprehur ndër të tjera Mario Giuffredi.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU