Hysaj: Largimi i Sarrit nuk është lajm i mirë, por Ançeloti mbetet zgjedhje e shkëlqyer

Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut të djathtë të Napolit dhe Kombëtares së Shqipërisë, ka pohuar së fundi se largimi i trajnerit Mauricio Sarri nuk është lajm i mirë për të.

Deklaratën mbrojtësi shkodran e nga grumbullimi i kuqezinjve, pasi zërat për të ardhmen e tij sa vjen e shtohen.

“Largimi i Sarrit nuk është një lajm i mirë për mua, duke qenë se me këtë trajner kam punuar për gjashtë vite. Por mendoj se Napoli ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer me Ançelotin, i cili është një trajner shumë i mirë, e dimë të gjithë sa trofe ka fituar. E ardhmja? Nuk e di, ka vetëm zëra. Unë di vetëm atë çfarë është shkruar”,  ka theksuar mes të tjerash futbollisti shqiptar. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU