Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil tek autoritetet kompetente hungareze.
Burime për mediat nga kabineti i kryeministrit hungarez, Vikor Orban kanë konfirmuar se:
“Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.
Duke pasur parasysh se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest.
Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare.
Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik” – theksojnë burimet nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil.
/b.d