Hungaria drejt ndëshkimit, PE vendos sot për t’i hequr të drejtën e votës

Parlamenti i BE-së kërkon të fillojë një proces dënimi kundër Hungarisë. Akuzat janë të forta, ndërkohë që kryeministri hungarez mbrohet dhe premton se nuk do të dorëzohet. Parlamenti Europian do të votojë gjatë ditës, ndërkohë që më herët dëgjoi Viktor Orbanin, i cili mbërriti në sallë me 12 minuta vonesë.

Lista e akuzave është e gjatë. Qeveria hungareze akuzohet se ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, lirinë e shkencës, ka vepruar kundër tolerancës dhe solidaritetit.

Deputetët europianë kërkuan një proces sipas “Artikullit 7” të Pakteve të BE-së. Këshillit të Ministrave i kërkohet të përcaktojë sa është rrezikuar shteti i së drejtës në Hungari dhe të marrë masa për këtë.

Nëse Viktor Orban vazhdon të mos dëgjojë, atëherë Hungarisë mund t’i hiqet e drejta e votës në BE. Këtë hap drastik, një proces sipas “Artikullit 7”, Parlamenti Europian nuk e ka ndërmarrë asnjëherë. Vet Orban, edhe para deputetëve europianë hodhi poshtë akuzat dhe u hodh në kundërsulm.

“Ju merrni përgjegjësi të madhe, kur doni t’i vini vulën një vendi dhe doni të përjashtoni një popull”, tha ai, duke pretenduar se Hungaria po dënohet sepse nuk do që të ketë emigrantë.

Votimi në seancë do të bëhet gjatë ditës dhe për “Artikullin 7” duhet të arrihet shumica prej dy të tretash. Të paktën gjysma e deputetëve duhet të marrin pjesë në votim.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU