Humor anglez

Nga Artan Fuga

Ja fasada që na nxjerr të gjitha “rrobat e palara” të qytetit tonë dhe të qytetërimit tonë aktual :

pallati fuga

Televizore me antena saçi. Jemi pa orientim kulturor dhe duam të kapim e vozisim nga të na cojë telekomanda. Blejmë dhjetra kanale tv duke humbur identitetin kulturor qe dhe Ilirët e kishin.

Fasadat e pallateve për ibret, me suvara të hedhura në tokë, sepse nuk kanë lekë mileti sigurisht, cdo ndërtesë degradon, shumë shpejt brenda disa dekadash do të kemi probleme me vjetërimin e ndërtesave.

Rrobat e lara në dritare a ballkone, kush pyet për pamjen e komshiut përballë. Apartamentet tona pa dhoma tharëse. U çfarë dashke ti!

Pamja e syrit degraduese dhe deprimuese. Rrënim.

Poshtë veturat, ndotje, pa parkingje, qarkullimi i super-rënduar.

Kondicionerët tregojnë se jemi dhi e zgjebosur, por ama me bishtin përpjetë, ngrohemi me energji të kushtueshme. Si ta paguajmë energjinë? I fusim një të lidhme drejt e në shtyllë.

Fijet e transmetimit te sinjaleve telefonike dhe Internetit, lesh e li mbi krye o burrë se nuk u bë qameti.

Ja ky është qyteti ynë.

Futi emrin qytet – inteligjent dhe ja, gjithçka u zgjidh.

Si kjo pamje të gjesh në një kryeqytet europian?

E pamundur.

Dhe themi se përse tallen me ne politikanët anglezë.

Po ne jemi qesharakë.

Humor anglez.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU