Humbja perfekte e Ilir Metës

Nga Skënder Minxhozi

Zakonisht në publicistikë përdoret shpesh termi “furtuna perfekte”. Lidhet me ato raste kur situatat janë të tendosura dhe kur pas kthesës priten zhvillime të bujshme. Është e vështirë ta huazosh këtë shprehje kur vjen fjala për fushatën apatike e deri diku qesharake të 25 qershorit ku mbizotërojnë batutat, mungesa e programeve dhe përballjet direkte.

Veçse një variante të togfjalëshit të mësipërm mund ta përdorim pa frikë, kur vjen fjala për të gjetur një cilësor të përshtatshëm për pozitën në të cilën ndodhet në këto zgjedhje LSI, kryetari dhe sidomos ish-kryetari i saj. Ja përse!

Nëse ka një sektor të tensionuar dhe agresiv të fushatës, ky është ai që mbulohet nga e kuqja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pa pulsin dhe polemikën që po i jep zgjedhjeve kjo parti, me siguri që do të asistonim në fushatën më të çngjyrosur e të mërzitshme shqiptare të të gjitha kohërave.

Tashmë aleatët e përjetshëm strategjikë janë për njëri-tjetrin “organizatë kriminale” ose “shushunja që duhen shtypur me votë”. Ky evolucion për së mbrapthi i dyshes Rama-Meta në harkun e më pak se një muaji, më saktë që nga 17 maji 2017, i ka shtyrë në harresë edhe takimet ciklike që kryenin dikur mes tyre, edhe rrahjet e shpatullave në publik, edhe darkën e famshme të Pazarit të Ri me gati-marrëveshjen që pasoi, edhe ftesat e kreut të PS për të rinovuar martesën katërvjeçare dhe gjithë pjesën tjetër të rrugëtimit që këto dy parti bënë në qeverisje gjatë katër viteve. Tani në mejdanin e fushatës ndodhen përballë jo më dy partnerë, por dy armiq. Dhe siç është e zakonit, kur flitet për luftën brenda llojit, përballja është e ashpër dhe akuzat fluturojnë pa doganë dhe pa kursim nga njëra anë në tjetrën. Sot për shembull mësojmë nga goja e përfaqësuesve të lartë të LSI se akuzat e dikurshme për depozitimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë nga ana e qeverisë Rama, janë të vërteta e jo thashetheme. Siç vetë LSI thoshte dikur me heshtjen e saj.

Duket paradoskale, por Ilir Meta e përgatiti me duart e tij këtë panoramë surreale që shohim sot. Ftoi me ngulmim opozitën në qeverinë Rama (jap katër ministrat e mi, madje edhe dorëheqjen nga President, nëse është nevoja), refuzoi me kokëfortësi ftesat e panumërta publike të Ramës për koalicion parazgjedhor, me kushtin që ai të bindte opozitën për të hyrë në zgjedhje, duke i krijuar asaj besimin tek procesi (qeveria e besimit), përsëriti deri në mërzi tezën se pa opozitën, votimet e 18 qershorit ishin të pavlefshme, i dha të drejtë më shumë se një herë kërkesave që Basha përsëriste çdo ditë nga Çadra dhe nuk merakosej fare kur e etiketonin rëndom si garantin kryesor të Çadrës…

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU