Howking: Zoti nuk ekziston, pas 1 mijë vitesh njerëzimi do të zhduket

Shkencëtari i njohur Stephen Hawking është paraqitur në ligjëratën e parë për shkencën në Shtëpinë e Operës në Sidney dhe këtë e bëri përmes hologramit 3D.

Sipas Guardian, ai ka folur për jetën e vet, studimin e kosmologjisë , por ka bërë edhe batuta lidhur me ngjarjet aktuale, sidomos lidhur me largimin e një anëtari të bandës “One Direction”.

Në pyetjen se çfarë mendon për largimin e Zayn Malik nga banda e famshme “One Direction” ka thënë se “përfundimisht ka marrë përgjigje për gjëra të rëndësishme”.

“Këshilloj të gjitha vajzat e reja të cilave largimi i tij ua ka thyer zemrën t’i kushtohen studimit të fizikës teorike. Një ditë ndoshta do të gjendet dëshmia e ekzistimit të universeve paralele. Në këtë rast nuk do të ishte e pamundshme që diku jashtë kozmosit tonë të jetë edhe ai në të cilin Zayn është ende në bendin “One Direction”, ka thënë Hawking.

Ai gjatë ligjëratës ka thënë se nuk ka qenie hyjnore mbinatyrore.

“Çfarë ka bërë Zoti para se ta krijonte gjithësinë? Ka krijuar ferrin për njerëz që e shtrojnë këtë pyetje”, është mahitur ai.

Hawking ka përsëritur tezën e vet se njerëzimi nuk mund të ekzistojë në 1.000 vitet e ardhshëm në Tokë.

Me ndihmën e dy kamerave dhe teknologjisë Cisco Telepresence nga shtëpia e vet në Cambrigde ka mundur të shihej si hologram, jo vetëm në Sidney, por edhe në San Hose në të njëjtën kohë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU