Për të shkuar tek ky hotel duhet të ngjitesh në një shkëmb 120 metra. Në fakt bëhet fjalë për disa kapsula të cilat janë të varura në shkëmb. Çmimi i një nate është 350 euro. Aty përfshihet edhe mëngjesi, gjithashtu edhe një darkë me verë.
Suitat përbëhen nga 4 krevate, vendi i ngrënies dhe tualeti. Materiali përbërës i kapsulës është alumini, i cili përdoret edhe për mjetet e hapësirës dhe me polikarbonat rezistent. Ky hotel në “Luginën e Shenjtë” në Peru, të bën të kalosh një natë të mbushur plot adrenalinë.