LEZHE– Forcat e policisë dhe ekipet e verifikim-matjes ne terren (Task Forcë) të Drejtorise Rajonale OSHEE Shkodër kanë arrestuar një punonjës të OSHEE në Lezhë si dhe pronarin e një hoteli, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike duke manipuluar matësin.
Sipas hetimeve rezulton se punonjësi i OSHEE, lexuesi Gëzim M. në bashkëpunim me punonjës te tjerë (nen hetim për ndarjen e përgjegjësive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shëngjin, Lezhe.
Objekti, me kontrate ne pronësi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem në vlera disa milionë leke.
Dosja me proceverbalin përkatës i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte nderpre energjia elektrike.
Sakaq, po dje ka rene ne pranga Isa Ç., pasi kishte ndërhyrë ne matës, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar një debi rreth 6 milione leke, dhe ndaj tij u more masa e procedimit penal, bazuar mbi te dhenat e testimit, provat dhe procesverbalet e grupit te verfikimit te OSHEE.
a.ç