Horoskopi javor nga Paolo Fox, cilat shenja do të kenë më shumë fat

Dashi: Këtë javë pritet që të merrni lajme të shkëlqyera. Ditën e shtunë si planeti Venus edhe Mërkuri do të kthehen nga shenja juaj, duke filluar kështu për ju një periudhë fatlume në aspektin sentimental edhe profesional. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të vështira, pasi Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm. Bëni durim, sepse ju presin ditë të bukura.

Demi: Shfrytëzojeni në maksimum praninë e Mërkurit në shenjën tuaj deri ditën e shtunë. Pranojini propozimet që mund t’ju ofrohen për projektet në punë dhe hidhuni menjëherë në veprim. Do ta keni të lehtë të gjeni personat që mund t’ju mbarojnë punë, sidomos gjatë ditëve me fat, të hënën dhe të martën. Në aspektin sentimental duket se gjithçka shkon mirë.

Binjakët: Do të merrni lajme të mira. Planeti Venus nuk ka ndikuar për mirë në marrëdhënien tuaj, duke jua ndërlikuar situatën. Duke filluar nga dita e shtunë, gjendja do të përmirësohet. Planeti i dashurisë do të veprojë në favorin tuaj dhe ju do të gjeni qetësinë dhe pasionin që kërkonit. Bëni kujdes vetëm ditën e diel, kur Hëna në pozicion të pafavorshëm do t’ju bëjë nervozë.

Gaforrja: Duke filluar nga dita e shtunë, edhe Venusi, edhe Mërkuri do të kthehen në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Duket se punët nuk do t’ju ecin mirë gjatë javëve në vazhdim, si në aspektin personal edhe në atë profesional. Mos lini asgjë pezull. Në keni diçka për të sqaruar me partnerin, këshillohet që të veproni shpejt.

Luani: Më në fund këtë javë do të mund të merrni frymë të lehtësuar. Duke filluar nga dita e shtunë, Mërkuri do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Problemet që keni hasur në këtë periudhë do të gjejnë zgjidhje. Të reja pozitive do të keni edhe në aspektin e ndjenjave. Venusi do t’ju vijë në ndihmë për çdo mosmarrëveshje me partnerin.

Virgjëresha: Parashikohen të reja pozitive për ju. Nga dita e shtunë e në vazhdim, Venusi do të kthehet në pozicion të favorshëm. Më në fund do të gjeni lehtësim për vuajtjet e dashurisë, qoftë edhe duke qëndruar vetëm, nëse kjo është ajo që ju nevojitet në këto momente. E hëna dhe e marta do të jenë dy ditë të mbushura me surpriza dhe Hënën do ta keni në shenjë.

Peshorja: Gjendja nuk parashikohet e mirë. Duke filluar nga dita e shtunë, si Mërkuri edhe Venusi do të kthehen në pozicion të pafavorshëm. Gjatë javëve në vazhdim do të përballeni me sfida dhe do të hasni pengesa si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Mos u shqetësoni, sepse kështu do të kuptoni nëse keni bërë zgjedhjet e duhura dhe do të dilni nga kjo situatë më të fortë se më parë.

Akrepi: Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Duke filluar që nga dita e shtunë, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të favorshëm. Situata e vështirë që po kaloni në aspektin profesional, sidomos në raport me eprorët dhe kolegët, më në fund do të gjejë zgjidhje. Pak nga pak do t’ia dilni mbanë. Ditën e premte dhe të shtunë Hëna do t’ju dhurojë shumë fat.

Shigjetari: Më në fund këtë javë Venusi do të ndikojë në favorin tuaj. Gjatë kësaj periudhe situata nuk ka qenë fort e mbarë për ju në aspektin sentimental, por do të arrini të sqaroheni dhe do të rindizet pasioni në çift. Ditën e diel, Hëna në shenjën tuaj do t’ju bëjë më romantikë. Edhe në aspektin profesional do t’ju njihen meritat dhe do të ndiheni të shpërblyer.

Bricjapi: Nëse keni ndonjë çështje të lënë pezull në punë apo diçka të pasqaruar me partnerin, përpiquni t’i jepni zgjidhje brenda ditës së shtunë. Duke filluar nga data 20, si Mërkuri edhe Venusi do të kthehen në pozicion të pafavorshëm, duke jua vështirësuar komunikimin me të tjerët. E hëna dhe e marta do të jenë ditë me fat, pasi Hënën do ta keni në shenjë.

Ujori: Do të përjetoni ditë të bukura. Duke filluar nga e dita e shtunë, si Venusi edhe Mërkuri do të kthehen në pozicion të favorshëm për këtë shenjë. Kjo do të thotë se më në fund situata në aspektin profesional do të marrë për mirë. Edhe në aspektin sentimental do t’ju hapen sytë dhe do të arrini të kuptoni nëse keni në krah personin e duhur për ju.

Peshqit: Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj deri ditën e shtunë. Përpiquni që të sqaroni çdo çështje të mbetur pezull me partnerin dhe mos e shtyni për më vonë një bisedë që keni aq shumë dëshirë ta bëni. Pas datës 20 do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të. E hëna dhe e marta nuk do të jenë ditë fort të mbara. Kujdes të mos bini pre e humorit të keq dhe përpiquni të reagoni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU