Horoskopi i javës, parashikimi për 12 shenjat e zodiakut!

Si nisi kjo javë për për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë pune? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanËeb” për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin.

Parashikimi për 20/08/2018 – 26/08/2018

Dashi
Të përgjithshmet: Edhe nëse ekzistojnë raste që jeni në dëshpërim për zhvillimet, duhet të vazhdoni me kokëfortësi duke parë pengesat e fatit. Shikoni pengesat si përvojë dhe mbani vetëm atë që është e vlefshme. Është momenti për të mësuar nga ajo që po përjetoni në mënyrë që e ardhmja t’ju gjejë më të pjekur, më të mençur … Të jeni sigurt se dituria do të jetë e vlefshme, më shumë nga sa besonit.

Parashikimet në dashuri: Mënyra se si partneri juaj ju mbështet do luajë një rol të rëndësishëm për psikologjinë tuaj. Këtë javë ndiheni mjaft të pambrojtur ndaj ndikimeve të mjedisit tuaj dhe sidomos për ndërveprimin tuaj me gjysmën tjetër. Ju që jetoni me vetminë tuaj, keni nevojë për kontakte të sinqertë dhe jo kënaqësi të përkohshme. Mos e humbni kohën me rezervat mendore për ato që nuk ia vlen.
Parashikimet profesionale: Puna juaj kërkon më shumë përpjekje këtë javë dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mjaftueshëm nën presion. Zgjidhja qëndron në organizimin dhe jo në forcë. Nëse nuk planifikoni rregullisht, do të vështirësoheni shumë. Çështjet ekonomike mbeten stresuese por duhet të merrni frymë thellë dhe të organizoni punët tuaja.

Demi
Të përgjithshmet: Vendosja planetare me Hënën e Plotë do të zhvillohet tek Peshqit të dielën, dhe kjo formon situatat në mënyrë të tillë që të krijohet acarim. Ky qëndrim do të jetë shprehja e jashtme e emocioneve që kanë qenë kohët e fundit. Sigurohuni të jeni më të qetë se zakonisht, sepse nuk do të jetë e vështirë të tensionet biseda ose të përfshiheni në grindje.
Parashikimet në dashuri: Jeta juaj emocionale ju jep mundësinë për të balancuar ndjenjat tuaja të turbullta. Partneri juaj do të jetë shumë mbështetës për problemet tuaja dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni se po ju ikën një barrë. Nëse përsëri lëvizni vetëm, kjo javë do ju afrojë një person që ju bën të ndiheni mirë.
Parashikimet profesionale: Në punë presioni vazhdon, por do të jetë një periudhë që do ja dilni mirë. Ndihma e bashkëpunëtorëve do t’ju nxjerrë nga vështirësitë, prandaj mos u mundoni të bëni gjithçka vetë. Financat tuaja janë nën presion të madh, por i mbani mirë deri më tani. Vazhdoni të lëvizni me programim.

Binjakët
Të përgjithshmet: Zhvillimet ju shtyjnë për të shpejtuar planet tuaja dhe për të lëvizur më shpejt dhe në mënyrë drastike. Bëni atë që duhet të bëni menjëherë, pa vonesa të mëtejshme. Vendimet që do të bëni tani do të gjykojnë rezultatet në të ardhmen e afërt. Pra mendoni dhe vendosni pa hezitim. Le mos bëhet frika pengesë në planet tuaja!
Parashikimet në dashuri: Janë ndonjëherë ato gjëra që jetojnë brenda jush dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’u shprehur. Tensioni në atmosferë vjen nga kjo situatë. Tërhiqeni në fjalë dhe veprime që nuk kanë një ndikim të mirë në marrëdhënie. Nëse kërkoni të gjeni rolin tuaj dhe të plotësoni nevojat tuaja. Jini më të ndershëm!
Parashikimet profesionale: Në biznes do të keni momente suksesi. Gëzimi që do të shijoni nga rezultatet pozitive të përpjekjeve kolektive do të jetë i madh dhe do t’ju mbushë me forcën për të vazhduar. Nuk ka ambient ideal pune. Prandaj shijoni “fitoret” që jep jeta juaj e përditshme në punë. Financat tuaja karakterizohen nga paqëndrueshmëria, por mos e humbni shpresën.

Gaforrja
Të përgjithshmet: I urreni njerëzit rreth jush dhe zemëroheni me sjelljen arrogante që përballni. Ndjeni shpesh se ky qëndrim, jo vetëm që ju bën të trishtuar, por ju bën të ndiheni të padrejtë. Ndaloni t’i jepni rëndësi të madhe të gjithëve. Bëhuni bërës me njerëzit që e meritojnë dhe mos prisni shpërblim. Kështu që do të ndiheni të kënaqur dhe nuk do të keni lodhje emocionale.
Parashikimet në dashuri: Jeni mbërthyer në mendimet tuaja kohët e fundit. Mendoni se nuk merrni interesin që dëshironi, kështu që kërkoni shkakun në të cilën jeni përgjegjës. Ndaloni së prishuri rezervat tuaja mendore dhe frenoni fantazinë që ju mashtron. Nëse jeni vetëm, shmangni grindjet dhe pesimizmin dhe do të shihni se do ju ndodhin gjëra shumë të ëmbla!
Parashikimet profesionale: Në punë shkoni shumë mirë dhe kjo javë është e mirë për të rregulluar situatat problematike që ekzistojnë brenda bashkëpunimeve tuaja. Të ardhurat kanë një rritje të përkohshme që nëse e shfrytëzoni mirë, do t’ju japë një frymë të madhe këtë periudhë!

Luani
Të përgjithshmet: Mendoni përsëri mënyrën se si silleni, sepse qëndrimi juaj ka shumë mundësi të ofendojë disa. Bisedoni me personat në rrethin tuaj të ngushtë të të njohurit dhe do të kuptoni se ka pakënaqësi nga ana e atyre që shpesh e fshehin. Janë momente ku një tronditje e mirë mund t’ju zgjojë dhe t’ju ndihmojë të shihni më qartë.
Parashikimet në dashuri: Në emocion, mbani në distancë bashkëshortin tuaj, ndërkohë me vetëdije zgjidhni të jetoni në botën tuaj të vogël. Shqetësimet tuaja ju largojnë dhe gjithçka që do bëni është të jeni të ftohtë. Merreni ndryshe dhe ringjallni pasionin në marrëdhënie nëse doni që të zgjasë ajo që jetoni. Ju që jeni vetëm duhet patjetër të bëheni më shoqëror dhe miqësor.
Parashikimet profesionale: Puna juaj po kalon një fazë të mirë dhe të gjitha planet tuaja mund të bëhen sipas pritshmërive tuaja, mjafton të përqendroheni dhe ndërmerrni hapa me kujdes dhe saktësi. Në financat nuk duhet të jeni të vetë kënaqur sepse shpenzimet janë në rritje dhe duan një organizim të mirë.

Virgjëresha
Të përgjithshmet: Detyrimet tuaja janë shumë gjatë kësaj periudhe, kështu që kjo javë duhet të ndahet në mes të detyrimeve dhe daljeve profesionale, familjare dhe çdo lloj detyrimi. Shpërblimi që vjen do të ëmbëlsojë hidhërimin tuaj dhe do të ndjeni se pritshmëria dhe durimi që keni shfaqur do ja arrini!
Parashikimet në dashuri: Planifikimi juaj planetar me Hënën e re që zhvillohet tek Peshqit të dielën cakton rolin e vështirë të marrëdhënies. Duhet të jeni të durueshëm, të diskutueshëm dhe të hapur ndaj pikëpamjeve të partnerit tuaj. Ju që kërkoni të gjeni njeriun tuaj, mos u mbyllni në shtëpi, sepse shoqëria juaj ju jep shpresë të takoni njerëz që do t’ju entuziazmojnë.
Parashikimet profesionale: Në profesion do t’ju jepet mundësia për të gjetur zgjidhje. Fillimet e reja janë të përshtatshme, kështu që mund të merrni përgjegjësi të reja, të udhëhiqni një grup pune, të merrni iniciativën për diçka të re, qoftë në biznes apo në vendin e punës ku jeni tashmë. Lajmet në financat nuk janë shumë optimiste, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni të zhgënjyer. Çdo gjë që të ndodh do e gjeni një zgjedhje.

Peshorja
Të përgjithshmet: Kjo javë ju bën të ndiheni të bllokuar në disa situata, pasi përpjekjet që keni bërë deri tani nuk duket se ju çojnë diku. Rrugëdaljet që ndiqni dhe muret e ngritura nuk përputhen plotësisht me realitetin. Zgjidhja është më e thjeshtë se sa mendonit. Keni nevojë për kohë dhe realizëm për të kuptuar atë që duhet të bëni.
Parashikimet në dashuri: Në emocionet tuaja ekziston një nevojë e fortë dhe e patolerueshme për të evoluar, të përparoni. Jeni të gatshëm të ndaheni edhe nga një marrëdhënie nëse partneri juaj nuk ju ndjek. Është vendosja planetare që stimulon anën tuaj të pavarur dhe ju shtyn të zbuloni gjëra të reja. Mos u nxitoni, sepse kështu nënvlerësoni atë që keni tani.
Parashikimet profesionale: Në biznes është një periudhë që do merreni me manipulimin, trajtimin dhe do të përpiqeni të vini në çështje të pazgjidhura. Nuk duket se keni një humor të mirë, prandaj mos u shqetësoni shumë për çështjet që ju e dini se kanë nevojë për durim. Financat tuaja duket se përmirësohen përmes disa të ardhurave të papritura që do të merrni.

Akrepi
Të përgjithshmet: Kjo javë me Hënën e Re që zhvillohet tek Peshqit të Dielën ka nevojë për vëmendje dhe është mirë t’i besoni instiktit tuaj pak më shumë. Pengesat që lindin kërkojnë durim dhe nuk do të jenë të pakta … Sidoqoftë, me dinamizmin që do ju japë Jupiteri në zodiakun tuaj, do të gjeni energjinë për të bërë më shumë gjëra të kënaqshme.
Parashikimet në dashuri: Në emocionet tuaja problemet janë të mjaftueshme, por gjithmon ja dilni t’i tejkaloni ato. Zgjidhja është një dhe klasike. Komunikimi i mirë zgjedh mosmarrëveshjet, rikthen përshtypjet e gabuara dhe rikthen qetësinë. Nëse i përkisni beqarëve, merruni me veten tuaj gjatë kësaj periudhe. Kështu që këto do të sjellin harmoni dhe humor të mirë për të kërkuar gjysmën tjetër.
Parashikimet profesionale: Puna juaj ju bën të ndiheni disa herë të pasigurt ose ndonjëherë nuk i përmbushni ato që kërkoni. Tregoni besim në forcat tuaja, bëni planifikimin tuaj dhe fati do t’ju ndihmojnë të arrini shumë nga planet tuaja. Financat janë pak të ngutshme këtë kohë, pasi shpenzimet vijnë pas njëra-tjetrës.

Shigjeari
Të përgjithshmet: Kjo javë ju ndihmon për të zbuluar gjëra, të nxirrni në sipërfaqe informacione dhe në përgjithësi për të marrë një pamje më të plotë dhe më të vërtetë të situatave që kanë të bëjnë me ju. Sigurohuni të kërkoni detajet që ju nevojiten në mënyrë që imazhi juaj t’ju çojë në vendimet e duhura. Ndikimi i palës së tretë po bëhet më e fortë këtë javë, prandaj kujdes se si e menaxhoni atë.
Parashikimet në dashuri: Në emocione keni nevojë për më shumë paqe. Ka çështje që përsëriten dhe krijojnë tensione në marrëdhënie. Keni vënë dhe ju dorën tuaj në gjithë këtë, prandaj mos u ankoni. Në vend të kësaj, mendoni se çfarë mund të bëni për të rrgulluar gjërat që ju shqetësojnë. Ju që kërkoni të gjeni emocion në jetën tuaj, shikoni më mirë rreth jush. Njeriu që kërkoni është tashmë në jetën tuaj.
Parashikimet profesionale: Në punë shkoni shumë mirë, pavarësisht nga presioni i ushtruar nga eprorët tuaj. Jeni në gjendje për të menaxhuar stresin tuaj mirë dhe përmes saj do të nxirrni veten tuaj profesionale. Periudha me Hënën e Plotë që po zhvillohet tek Peshqit të Dielën nuk është e përshtatshme për negociata. Në financat do të bëjë sugjerime joshëse që me trajtimin e duhur, do të fitoni fitime..

Bricjapi
Të përgjithshmet:Vështirësitë vazhdojnë dhe testojnë kufijtë e forcës suaj. Detyrimet tuaja nuk janë të vështira, sepse arrini t’i organizoni mirë. Ajo që ju shqetëson është e papritur dhe anashkalon programimin tuaj. Mundohuni të manovroni dhe të gjeni zgjidhje, duke kërkuar ndihmë nga njerëz shumë të afërt. Nuk bëhet ndryshe …
Parashikimet në dashuri: Në emocionet duhet të bëni diçka për të larguar presionet dhe tensionet që do shkaktojë Hëna e Plotë tek Peshqit të Dielën. Klima e përgjithshme ndikon në marrëdhënien tuaj me njeriun tuaj, gjë që i bën gjërat edhe më të komplikuara. Merrni kohën tuaj dhe distancat tuaja me takt. Parashikimet profesionale: Në punë kërkesat janë të kontrolluara dhe specifike. Nuk duhet të jeni veçanërisht të shqetësuar për to. Megjithatë, çështjet personale duket se po transferohen në këtë fushë duke krijuar përçarje në planet tuaja të ardhshme që e interesojnë atë. Shpenzimet tuaja janë mjaft të larta, por për momentin nuk është një çështje që ju frikëson.

Ujori
Të përgjithshmet: Kjo javë do t’ju bëjë të mendoni pak të vetmuar dhe të pyesni veten për arsyen që ju ka çuar në izolim social. Janë zgjidhjet tuaja apo qëndrimi që mbani. Merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe ndërmerrni veprime drastike nëse doni ta ndryshoni. Nuk kanë faj gjithmonë vetëm të tjerët për atë që po na ndodh.
Parashikimet në dashuri: Në emocionet tuaja është një kohë e mirë për të vepruar në mënyrë inovative. Bëni surprizën që do entuziazmojnë gjysmën tjetër dhe kjo do e bëjë klimën të ngrohtë. Lini mënjanë dyshimet dhe shijoni atë që jetoni këto momente. E ardhmja nuk ka ardhur akoma dhe e kaluara ka kaluar! E njëjta gjë vlen edhe për ju që jeni vetëm. Largoni ankthet dhe kujtimet!
Parashikimet profesionale: Në profesion, duhet të jeni më të ndërthurur dhe më të hapur ndaj këshillave që merrni nga kolegët tuaj. Qëndrimi që mbani përballë gjërave është më i rëndësishëm se sa mendoni. Financat do t’ju çojnë në një rrugë jo normale nëse nuk bëni asgjë për të ndaluar shpenzimet e pamatura.

Peshqit
Të përgjithshmet: Kjo javë me Hënën e re që ndodh në zodiakun tuaj ju ve në mendime. Ndiheni të pasigurt, reflektues dhe ka diçka që i përshtatet mendjes suaj dhe nuk ju lejon të qetësoheni. Është mirë të tërhiqni problemin tuaj dhe të bisedoni me dikë që ju besoni.
Parashikimet në dashuri: Në emocion priten ndryshime ose ndryshojnë balancat, ose persona të rinj hyjnë në të, ose ndryshohen rolet. Mos bëni asnjë përfundim para se “topi të ndalë së rrotulluari”! Sigurohuni që të shijoni atë që po ndodh dhe të merrni frymë erën që fryn!
Parashikimet profesionale: Nuk priten ndryshime të mëdha në punë. Ka një stabilitet dhe një qëndrim që mund t’ju nevrikosë disa herë, por ju jep sigurinë që ju nevojitet. Në financat ka disa probleme të cilat patjetër duhet t’i rregulloni ato. Bëni durim dhe organizohuni pa u grindur. Nuk përjashtohet të zgjidhen problemet me fjalë! Astrologu Jorgo Pulla

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU