Horoskopi, e hënë 16 korrik 2018

Dashi

Do të merrni lajme shumë entuziazmuese, të cilat do ju lejojnë që të ndryshoni totalisht rutinën tuaj ditore. Do të jeni gati të përballeni me ndryshime radikale, të cilat do ju bëjnë të ndiheni të realizuar. Në vendin e punës, parashikohen rezultate të mira.

Demi

Mundohuni të jeni më largpamës, sa i takon projekteve tuaja për të ardhmen. Duhet të përqendroheni mjaftueshëm, në mënyrë që të parandaloni çdo pengesë të mundshme. Në dashuri do të jeni tërheqës dhe karizmatik.

Binjakët

Nis një javë shumë interesante nga pikëpamja profesionale, ku parashikohen një sërë suksesesh dhe konfirmimesh të papritura. Në raportin në çift, mundohuni që të shfaqni më shumë besim ndaj partnerit/es tuaj.

Gaforrja

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për të mbushur gjithë atë zbrazëti që gjatë muajve të fundit ju ka bërë të tensionuar. Sa i takon dashurisë, ky është momenti më pjellor. Mos hezitoni të përfshiheni në aventura të reja romantike.

Luani

Kjo e hënë do ju gjejë mjaft të vendosur dhe luftarak, gjithçka për shkak të një bashkëpunëtori kokëfortë. Këshillohet që të mos jeni shumë agresiv, por të mbroni pozicionin tuaj me diplomaci dhe superioritet.

Virgjëresha

Parashikohet një qiell mjaft pozitiv, sidomos për ata që kanë në plan të çojnë përpara projekte të reja në vendin e punës. Kjo ditë mbron ndjenjat dhe dashurinë, por duhet të jeni të gatshëm që të pranoni edhe ndonjë kompromis të vogël.

Peshorja

Ka shumë gjëra të pathëna, mes jush dhe partnerit/es tuaj dhe kjo gjë mund të ushqejë tensione, gjë që do ju bëjë të përhumbeni në mendime. Shmangni përfshirjen në projekte profesionale të cilat nuk ju interesojnë.

Akrepi

Jeni gjithmonë shumë më aktiv se të tjerët në vendin e punës dhe kjo do ju lejojë që të merrni një rol me më shumë përgjegjësi. Megjithatë duhet të jeni gati për tu përballur edhe me disa debate që kanë të bëjnë me menaxhimin e buxhetit. Në dashuri, parashikohen propozime interesante.

Shigjetari

Do të jeni disi të turbullt për shkak të një sjellje të shkëputur të partnerit/es, ose të një bashkëpunëtori të besuar. Mundohuni të bëni verifikimet e rastit. Ndoshta ka disa keqkuptime që duhen zgjidhur.

Bricjapi

Parashikohet një e hënë e cila do ju gjejë mjaft nostalgjik dhe melankolik. Do të shikoni shpesh drejt së shkuarës dhe kjo do ju bëjë ë mendoni se disa vendime që keni marrë nuk janë të duhurat. Megjithatë konfirmime të mira, janë fare pranë.

Ujori

Ka ardhur momenti që të përvishni mëngët, pasi në vendin e punës, do të keni një sërë mundësish që të tregoni se sa vleni. Mundohuni që të mos ndikoheni nga kritikat e kolegëve ziliqarë. Në dashuri duhet ti shfaqni më shumë ndjenjat dhe të jeni të pranishëm.

Peshqit

Kjo ditë është mjaft interesante për të rigjetur qetësinë dhe ekuilibrin në të gjitha raportet ndërpersonale. Parashikohet një periudhë mjaft intensive, për gjithë ata që kanë dëshirë të rikuperojnë gjërat e lëna pas dore në të kaluarën

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU