Horoskopi, e enjte, 20 tetor 2016

Dashi

Të reja nga fusha profesionale që duhet ti vlerësoni seriozisht. Nëse merrni një vendim për të ardhmen e marrëdhënies suaj në çift duhet ta ndani me familjen. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk duhet të besojnë verbërisht te fjalët e bukura. Në planin financiar klima paraqitet e favorshme për shpenzime.

Demi

Ka ardhur momenti të mendoni një zgjidhje më të përshtatshme për veten dhe partnerin/en tuaj. Nëse nuk jeni ju që duhet ta mendoni kush tjetër mund ta bëjë? Beqarët do marrin shumë ftesa për takime dhe njohje të reja, prandaj duhet t’i shfrytëzojnë ato. Në planin financiar do hasni në probleme.

Binjakët

Çdo dëshirë e juaja është një urdhër në këtë periudhë për njeriun e zemrës, thjesht duhet të përmirësoni disi mënyrën e të kërkuarit të gjërave. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të ndryshuar statusin e tyre, prandaj nuk do i pranojnë ftesat për takime. Financat e mira, do dini si t’i mbani nën kontroll.

Gaforrja

Keni lënë shumë gjëra pezull dhe nuk po gjeni dot mënyrën për tu organizuar. E gjithë kjo situatë do të penalizojë lidhjen tuaj të dashurisë. Beqarët do kenë shumë njohje të reja, por ndryshimet do i bëjnë vetëm kur ta ndjejnë veten e tyre gati. Financat do jenë të mjaftueshme për të kryer shpenzime.

Luani

Momentet e vogla të kënaqësisë sot në çift janë ato që do të bëjnë diferencën në rutinën e ditës dhe që do ju japin energji pozitive. Beqarët do tregohen mjaft joshës gjatë kësaj dite dhe do tërheqin pas vetes persona të ndryshëm. Financat do jenë delikate, Saturni do ketë ndikim negativ.

Virgjëresha

Nuk dini të gënjeni kështu që gjatë drekës duhet ti jepni përgjigje të sakta personave që do të kërkojnë informacion nga ju. Beqarët duhet të kthehen me këmbë në tokë dhe të mos ëndërrojnë më shumë seç duhet sepse vetëm sa do lëndohen nga realiteti. Në planin financiar do keni fat me shumicë.
Peshorja

Keni çështje burokratike ose administrative për të zgjidhur sot. Mos humbni kohë duke kërkuar zgjidhje vërdallë, e dini se çfarë duhet të bëni. Beqarët do realizojnë mjaft takime interesante dhe shumë shpejt mund ta gjejnë veten të lidhur. Plutoni do jetë në krahun tuaj te financat për t’ju mbajtur larg problemeve.

Akrepi

Ditë e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një marrëdhënie dashurie. Mjafton ti dedikoheni pak më tepër kësaj lidhje dhe gjërat do ecin më mirë. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara për të ardhmen sepse do të lëndohen. Në planin financiar situata nuk do të jetë aspak e qëndrueshme.

Shigjetari

Ndryshojeni ritmin e ditës duke organizuar një takim me miqtë, një film në kinema me partnerin/en ose diçka tjetër të këndshme. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë në takime dhe ti shprehin hapur ndjenjat e tyre. Financat do vinë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë.

Bricjapi

Mposhteni shumë shpejt nga emocionet dhe kjo gjë nuk ju lejon që të shihni realitetin e marrëdhënies suaj në çift. Duhet të logjikoni në mënyrë racionale. Beqarët do ndihen mjaft mirë ashtu si janë dhe nuk do duan të bëjnë ndryshime. Në planin financiar do keni mbështetjen e Hënës.

Ujori

Personat që ju kanë pezmatuar do ti nxirrni përfundimisht nga jeta juaj. Jeni drastike në marrjen e vendimeve por kjo ndodh veç kur lëndoheni. Beqar[t edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm, do kenë fat në dashuri dhe do mund ta gjejnë personin që ëndërrojnë. Financat nuk do jenë të mira.
Peshqit

Sot do të keni mundësinë të ballafaqoheni me partnerin/en me të cilin keni debate të vazhdueshme. Do të sqaroni shumë gjera. Beqarët do jenë të kënaqur në shoqërinë e miqve dhe as që do mendojnë për dashurinë. Në planin financiar do keni një dit me fat, do mund të kryeni edhe shpenzime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU