HOROSKOPI/ Dy shenjat me fat për sot, e premte 12 prill 2019

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

DEMI

Ju beqarët do ndihmoheni nga Jupiteri dhe do afroheni më tepër pranë personit që pëlqeni. Tashmë do e keni më të lehtë t’ia shprehin ndjenjat atij në një mënyrë të veçante. Sipas Dritare.net, në punë do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me kolegët dhe shefat dhe do e bëni detyrën me më shumë qejf. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund.

PESHORJA

Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq  me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë.

Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Sipas Dritare.net, financat do jenë në përmirësim e sipër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU