Horoskopi ditor, e Martë 16 Prill 2019

Dashi

Këto janë ditë mjaft të favorshme, për shkak të ndikimit yjeve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë sukses të menjëhershëm. Yjet kontribuojnë në ofrimin e mundësive të shumta, ndërkohë që çdo gjë tjetër do të varet nga ju.

Demi

Gjatë kësaj periudhe të lindurit e kësaj shenje janë të stresuar dhe të lodhur. Ka pasur një sërë problemesh serioze, të cilat ju kanë munduar. Ka ardhur koha për tu relaksuar për shkak se keni qenë shumë të qetë. Edhe sa i takon dashurisë, duhet të mundohuni që të qëndroni vetëm me njerëzit që ju rreh zemra.

Binjakët

Kjo nuk është periudha më e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Ka momente tensioni, lidhur me çështjet e sferës profesionale. Keni nevojë që të dëgjoheni më shumë dhe nëse doni të rrezikoni, merrni çdo pasojë parasysh.

Gaforrja

Gjatë kësaj periudhe do të mendoni më shumë për çështje profesionale, të cilat do të marrin gjithë vëmendjen tuaj. Nëse sapo i keni dhënë fund një lidhje, parashikohet diçka interesante.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje mendojnë dhe kanë ëndrra të mëdha, si dhe nuk kënaqen me gjërat e vogla. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe duhet të bëni kujdes me paratë, pasi paraqitet një situatë e vështirë. Shumë shpejtë do të përballeni me mundësi të reja.

Virgjëresha

Pas pak ditësh situata e të lindurve të kësaj shenje, në sajë të ndikimit të Venusit dhe Mërkurit do të përmirësohet. Parashikohet një zhbllokim në nivelin financiar dhe ligjor.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje i pret një periudhë stresuese, ku do të jenë gjithë kohës në kërkim të ekuilibrit dhe të qartësimit të situatave. Duhet treguar kujdes edhe ndaj gjendjes fizike dhe energjive të shpenzuara.

Akrepi

Parashikohet një moment rikuperimi, ku më në fund do të lini pas shpine një krizë të kaluar. Pavarësisht problemeve, sidomos në punë apo lidhur me paratë, më në fund do të jeni disi më të qetë.

Shigjetari

Nëse keni pasur probleme sentimentale kohëve të fundit, më në fund do të keni mundësi të flisni lirisht. Gjatë kësaj jave, yjet do të jenë tejet të favorshëm.

Bricjapi

Kjo periudhë do të jetë e përqendruar e gjitha në çështjet e dashurisë. Nëse raporti në çift nuk ju kënaq ose është vështirësuar shumë, mund të vendosni që të ndryshoni drejtim. Jeni në kërkim të qartësisë dhe ekuilibrit dhe do të përhumbeni në reflektime, shkruan noa.al. Në ditët në vijim, situata mund të komplikohet më tej.

Ujori

Dita nuk do të nisë në ritmin e duhur, ndërsa përmirësimi do të vijë më tej. Nëse në raportin në çift do të ketë tensione, bëni mirë që të sqaroheni. Megjithatë kjo nuk është një periudhë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë të pakënaqur.

Peshqit

Raportet problematike në çift do të bëhen edhe më problematike dhe kjo gjë ju nervozon. Nëse raporti është në krizë, duhet të bëni një zgjedhje njëherë e mirë. Edhe Hëna nuk do të ketë ndikim aspak të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU