Horoskopi 9 Qershor 2016

Dashi

Do të ndiheni pak të bllokuar sot ju të dashuruarit, por fal ndikimit pozitiv të yjeve do ta gjeni rrugën për të shkuar në drejtimin që doni. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do vendosin të hedhin disa hapa. Financat do vazhdoni t’i keni nën kontroll.

Demi

Do të keni emocione të forta ju që jeni në një marrëdhënie dhe duhet të bëni kujdes me mënyrën se si veproni ose flisni me partnerin/en. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sec duhet, por realiteti do jetë ndryshe. Në planin financiar do hasni disa vështirësi.

Binjakët

Të tjerët do ta kenë të vështirë të përballen me intensitetin e ditës, ndërsa ju që jeni në çift do ta përballoni me shumë lehtësi. Beqarët do ndjehen të lirë për të joshur dhe jeta do ju ndryshojë. Financat do përmirësohen falë masave strikte që do merrni.

Gaforrja

Duhet të hapni çdo mundësi komunikimi për të shprehur atë që ndieni ose mendoni për partnerin/en. Ndaji gjërat me njeriun e zemrës. Beqarët do i japin prioritet jetës sentimentale dhe do pranojnë çdo takim. Në planin financiar do keni goxha vështirësi.

Luani

Ju nuk do të jeni në një mendje me mënyrën se si partneri/ja e sheh botën. Bëni kujdes në marrëdhënie me të. Beqarët parashikohet të gjejnë shpirtin binjak, atëherë kur nuk e presin. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes.

Virgjëresha

Do të merrni kënaqësi nga të gjitha gjërat që do ju vijnë në këtë ditë. Mbrëmja do t’ju rezervojë një ambient romantik me njeriun e zemrës. Beqarët do ëndërrojnë gjëra të paarritshme dhe realiteti do ju duket zhgënjyes. Tregohuni të matur me shpenzimet.

Peshorja

Do të fitoni një kontroll të plotë mbi gjërat që ju rrethojnë. Bashkëpunimi me partnerin/en është kryefjala e kësaj ditë për ju të peshores. Beqarët me shumë gjasa mund të nisin një lidhje afatgjatë. Financat paraqiten në nivele normale.

Akrepi

Sot do të ndiheni të rrethuar nga një shoqëri e heshtur e partnerit/es. Askush nga të dy nuk ndihet mirë për të folur për gjërat që ju shqetësojnë. Beqarët më në fund do marrin vendime të rëndësishme të cilat do ju ndryshojnë të ardhmen. Me shpenzimet tregohuni të matur për të shmangur vështirësitë.

Shigjetari

Sot do të jeni një urë lidhëse për të gjitha çështjet që ju rrethojnë ju që jeni në një marrëdhënie, por bëni kujdes mos u përdorni nga të tjerët. Beqarët do kenë mjaft takime, por nuk do ndihen gati për lidhje. Buxhetin do e mbani nën kontroll.

Bricjapi

Intensiteti i ditës është kalimtare kështu që mos u shqetësoni më shumë seç duhet. Në mbrëmje do të qetësoheni duke qëndruar në shtëpi në prani të partnerit/es. Beqarët do tundohen tej mase dhe nuk do mendohen gjatëb për hapat që do hedhin. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Ujori

Lërini të lira emocionet tuja sot ju që jeni në një marrëdhënie. Në fushën e ndjenjave do ta gjeni veten në rrugën e duhur. Beqarët do kenë siguri në vetvete dhe do nisin një lidhje afatgjatë. Financat do jenë të mira, do dini si t’i menaxhoni.

Peshqit

Çdo gjë do të nisë me energji të re sot për ju të dashuruarit. Në aspektin profesionalë do të merrni detyra të reja që do t’i çoni përpara me shumë sukses. Beqarët më në fund do gjejnë personin e duhur dhe jeta do ju ndryshojë. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU