Horoskopi 8 Shkurt 2016

Dashi

Gjatë kësaj dite një ndikim i favorshëm do të vijë nga Saturni dhe Urani. Do të ketë të reja mjaft pozitive, për gjëra të cilat i keni pritur prej kohësh, të cilat kishin mbetur pezull shumë gjatë.

Demi

Kjo fillim jave nuk do të nisë me ritmin e duhur, por vetëm në gjysmën e parë të ditës. Më tej gjërat do vijnë duke u përmirësuar. Problemet e shkaktuara nga Dielli, do të zbehen nga ndikimi i Hënës. Mundohuni të mos nxitoheni për t’u dhënë zgjidhje problemeve, arsyetoni më parë.

Binjakët

Ndikimi i Diellit dhe Hënës do të bëjë që të humbni fuqinë, sidomos në dashuri. Në sferën familjare do mund të mbyllni një çështje të lënë hapur me një kushëri apo të afërm. Kushtojuni vëmendje këshillave të miqve.

Gaforrja

Do ta nisni javën lirisht, megjithëse orët e para të punës do jenë disi të vështira për t’u përballuar. Në gjysmën e dytë të ditës do të jeni të mbushur me krijimtari dhe fantazi. Do të keni ide brilante për të përmirësuar pozicionin tuaj profesional.

Luani

Do të ketë impulse pozitive në vijimësi, në sajë të ndikimit të yjeve. Dielli dhe Hëna do të dhurojnë një ditë përrallore si për të dashuruarit edhe për ata që janë vetëm. Do përjetoni emocione drithëruese.

Virgjëresha

Kjo do të jetë një ditë shumë e mirë nga pikëpamja sentimentale dhe ekonomike. Një trekëndësh i Jupiterit, Hënës dhe Venusit do të krijojë një qark të mbyllur, i cili do t’iu favorizojë.

Peshorja

Me Uranin që do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, do e keni të lehtë të përballoni problemet e ditës. Kjo e hënë do të dominohet kryesisht nga dëshira për të bërë blerje dhe shpenzime të çmendura. Hëna do të jetë mjaft pozitive në mbrëmje.

Akrepi

Katër yje do të qëndrojnë në shenjën tuaj në sajë të Marsit, në bashkëpunim me Plutonin, Venusin dhe Mërkurin. Pjesa më e favorshme do të jetë ajo ekonomike, kështu që të hënën, hapuni dritën shpenzimeve dhe kursimeve.

Shigjetari

Kjo është shenja më e favorizuar e ditës, në sajë të ndikimit të Saturnit, Diellit, Hënës dhe Uranit. Përfitoni nga momenti i favorshëm, për të menduar, reflektuar dhe kuptuar. Sot do ju vejë mbarë në çdo gjë.

Bricjapi

Venusi, Plutoni dhe Urani do të bëjnë që dita e parë e javës të mos shkojë mirë. Dikush nga ju do të lëndohet sidomos nga disa çështje personale të cilat do të bëhen publike.

Ujori

Nëse e diela ka qenë me fat, e hëna nuk do të jetë e tillë. Hëna në bashkëpunim me Marsin do ua vështirësojnë situatat. Bëni durim në këtë ditë, pasi çdo gjë do jetë kalimtare.

Peshqit

Parashikimet astrologjike për këtë të hënë nuk janë negative. Ndikim mjaft të favorshëm do të ketë Dielli. Në dashuri tregohuni ashtu siç jeni dhe jo siç do dëshironit të ishit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU