Horoskopi 6 tetor 2016

Dashi

Ekziston një ekuilibër perfekt për ju të dashuruarit sot ndërmjet dashurisë dhe karrierës. Keni gjetur mundësinë që ti krijoni hapësirat e duhura secilës. Beqarët duhet të bëjnë pak më tepër durim për të gjetur dashurinë e madhe. Në planin financiar asgjë për tu shqetësuar, situatën do e keni nën kontroll.

Demi

Edhe pse jeni shumë të dhënë pas ndjenjave sot ju që jeni në një lidhje dashurie ajo që do të mbizotërojë në vendimet tuaja do të jetë arsyeja. Beqarët do kenë flirte pa mbarim dhe takime të veçanta. Marrëdhënia me paranë nuk do jetë shumë e mirë. Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Binjakët

Ka disa mosmarrëveshje midis jush dhe partnerit/es që ndihen në ajër. Kjo do të sjellë një ftohje të marrëdhënies në çift që do t’ju faturohet juve. Beqarët me shumë gjasa do e takojnë dashurinë e shumëpritur. Do ndiheni të plotësuar. Në planin financiar do tregoheni të matur në shpenzime dhe do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Gaforrja

Komunikimi është çelësi i marrëdhënieve të shkëlqyera që keni me partnerin/en. Madje për një cilësi të tillë ju kanë zili edhe pjesa më e madhe e personave që ju rrethojnë. Beqarët do përballen me zgjedhje të vështira, por gjithsesi mund ta gjejnë veten në një lidhje. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Luani

Sot ndjenjat tuaja karshi njeriut që keni në krah janë bardhë e zi. Disa gjëra tek ai/ajo nuk i suportoni dot fare ndërsa të tjera i dëshironi gjithë kohës. Beqarët do i shtojnë takimet dhe disa mund të nisin aventura të këndshme. Neptuni do iu sjellë shumë fat me financat, do keni mundësi për shpenzime.

Virgjëresha

Jeni të zënë me punë shtëpie sot ju që jeni familjarë. Mbase disa blerje ose investime në objekte që i keni shumë të nevojshme brenda mureve të shtëpisë. Priten takime mbresëlënëse për beqarët sot. Mundohuni t’i shfrytëzoni. Financat do jenë paksa të lëkundura sepse do shpenzoni më tepër sesa duhet.

Peshorja

Gjithçka që keni marrë përsipër sot do të arrini ta zgjidhni. Jeni të lumtur dhe shumë të vetëdijshëm për hapat që po ndërmerrni në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë shumë nevojë të ndihen të dashuruar dhe të përkëdhelur. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do vuani më pas pasojat.

Akrepi

Sot jeni të përkëdhelurit e fatit ju të dashuruarit. Jeni shumë koshientë për këtë gjë dhe po e shijoni në maksimum. Beqarët edhe pse do mundohen pa fund nuk do kenë mundësi të gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jenë të dobëta dhe delikate, mendohuni mirë para se të kryeni ndonjë shpenzim.

Shigjetari

Ditë e qetë pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm. Kryesorja është që sot nuk do të ketë tensione midis jush dhe partnerit/es. Beqarët do realizojnë takime interesante, por nuk do kenë ndryshime të statusit as ketë periudhë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk do keni as probleme.

Bricjapi

Ju të dashuruarit do të keni disa probleme që do të dalin gjatë pjesës së parë të ditës. Me kalimin e orëve çdo gjë do të zgjidhet. Beqarët duhet të tregohen të hapur dhe ti shprehin ndjenjat e tyre ndaj personit që pëlqejnë. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Ujori

Sot ndjeheni shumë mirë me veten ju të dashuruarit dhe kjo gjë do të përçohet dhe në ambientin që ju rrethon. Do të shpërndani energji pozitive gjithë kohës. Beqarët do jenë sharmantë dhe do e kenë të lehtë të bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat menaxhojini me kujdes për të shmangur problemet.

Peshqit

Njerëzit që ju kontrollojnë nuk ju kanë pëlqyer aspak. Sot do të jeni në qendër të piketës së një personi që është shumë posesiv. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do e ndjejnë të nevojshme ndryshimin e statusit. Në panin financiar situata paraqitet e ekuilibruar falë menaxhimit tuaj të mirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU