Horoskopi 27 Nëntor 2016

Dashi

Impenjimet e shumta të javës ju kanë lodhur dhe sot do të kërkoni vetëm të pushoni. Qetësia e një vendi të ngrohtë dhe prania e partnerit/es do të jetë shpëtimi juaj. Beqarët do tregohen mjaft joshës ditën e sotme dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jene paksa delikate, kujdes me blerjet.

Demi

Edhe pse ju pëlqen të qëndroni në familje apo me njeriun e zemrës, sot mendjen e keni tek një udhëtim pune që mund të vendosë shumë gjëra për të ardhmen tuaj. Beqarët do realizojnë takime pa fund ditën e sotme, por nuk do kenë shumë fat për të gjetur dashurin e duhur. Financat do përballen me disa probleme serioze.

Binjakët

Do të ketë kundërshti të hapura në marrëdhënien tuaj në çift sot, por është më mirë kur ka debat dhe kur dëgjohen të dyja palët. Beqarët do jenë të vendosur dhe do bëjnë çmos për të gjetur dashurinë, por nuk duhet të nxitohen në marrjen e vendimeve. Financat do vinë duke u stabilizuar, do keni Uranin që do ndikojë pozitivisht.

Gaforrja

Sot të gjithë janë kundër të gjithëve, por në fund ju do të pësoni humbjet më të mëdha si në dashuri, ashtu edhe në shoqëri. Beqarët do jenë të vëmendshëm dhe do tregohen të hapur në takime, por nuk do ja dalin dot për të krijuar lidhje. Financat do jenë të mira, mund të shpenzoni pa u trembur për gjërat e nevojshme.

Luani

Thjesht fakti që është fundjavë po ju pëlqen pa masë. Gjithë dita do të kalojë në shoqerinë e partnerit/es që është më pasionant se zakonisht. Beqarët do kenë një ditë me fat sot në dashuri, shumë prej tyre mund ta gjejnë veten në një lidhje dashurie. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Virgjëresha

Harmonia, fati dhe ndjenjat janë çdo gjë që prisni sot ju të dashuruarit dhe do ta keni me bollëk. Ju pëlqen ndjesia e të qenit mirë me veten. Beqarët do realizojnë takime interesante sot, pasi do tërheqin shumë persona pas vetes me sharmin dhe joshjen e tyre. Në planin financiar bëjini mirë llogaritjet për të ruajtur ekuilibrin.

Peshorja

Dëshira dhe ndjenja që nuk ju kthehen në mënyrë reciproke nga partneri/ja do të bëjnë që sot të ndiheni të përhumbur dhe të mbyllur. Beqarët do jenë pasiononte dhe joshës. Me shumë gjasa do arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni. Financat nuk do jenë të stabilizuara.

Akrepi

Lajmet që do të merrni sot ju të dashuruarit do t’ju vënë në dilemë të thellë lidhur me një vendim që keni marrë kohët e fundit. Mbase do të ndryshoni mendje. Beqarët duhet të dalin sa më shumë me miq dhe persona të rinj nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Shigjetari

Autokontrolli i tepërt ju ka bërë që shumë herë të humbisni shanset për çështje vërtet të rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift. Mundohuni të mos veproni njësoj sot. Beqarët edhe pse do kenë takime interesante sot, nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar situatën e keni nën kontroll.

Bricjapi

Edhe pse ka shumë trysni në ambientin që ju rrethon do dini se si ta shijoni fundjavën tuaj. Çdo gjë shkon siç dëshironi kur keni mbështetjen e partnerit/es. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të mos kërkojnë me ngulm të krijojnë një lidhje. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësim.

Ujori

Dita paraqitet shumë e qetë dhe e këndshme përveç ndonjë hatërmbetje me partnerin/en. Gjithsesi do të dini të rimerrni pozicionet e mëparshme. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, pa e kuptuar do e gjejnë veten përkrah një personi të rëndësishëm. Kujdes me financat, Plutoni do ndikojë negativisht.

Peshqit

Edhe pse në sektorin e punës nuk duken gjërat mirë, dashuria është ajo që ka kulmin e ditës sot. Beqarët nuk do kenë ditën më me fat. Beqarët do shfrytëzojnë këtë të dielë për tu argëtuar me miqtë e tyre dhe nuk do kërkojnë fare për dashurinë. Financat menaxhojini me kujdes dhe nuk do keni probleme./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU