Horoskopi 21 janar 2017

Dashi

Jeni të dyzuar sot nëse do ti merrni gjërat siç vijnë apo do të programoni ditën për të mos patur surpriza nga partneri/ja. E rëndësishme është të vendosni. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre dhe do shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që do i jepen. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Demi

Partneri/ja po bëhet një pengesë për karrierën tuaj sepse në shumë raste duke kërkuar praninë tuaj ju ka bërë të hiqni dorë nga oportunitete mjaft të mira. Beqarët do përjetojnë një nga ato ditët e tyre rutinë, ku nuk do veçojnë asgjë interesante. Financat do jenë të mira, situatën do arrini ta mbani nën kontroll.

Binjakët

Asgjë nuk do t’ju vijë si dhuratë sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Gjithçka do t’ju duhet ta fitoni vetë me shumë mund dhe punë. Beqarët do refuzojnë ftesat për takime pasi nuk do e ndjejnë ende veten gati për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre. Financat do jenë delikate, kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Partneri/ja ju ka paragjykuar pa parë atë që keni bërë me vepra. Sot do të ndryshojë mendim dhe madje do t’ju kërkojë edhe falje. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të marrë vendime që lidhen me të ardhmen e tyre sepse mund të lëndohen. Financat parashikohen të kenë disa vështirësi, të cilat do i kaloni falë menaxhimit tuaj.

Luani

Një çështje disi bezdisëse do t’ju tërheqë vëmendjen sot. Nuk keni dashur të jeni pjesë e saj, por partneri/ja ju ka përfshirë pa ju pyetur. Beqarët do kenë takime interesante, shumë prej tyre mund të gjejnë edhe personin që kanë pritur prej kohësh. Financat do vinë duke u përmirësuar, gjithsesi tregoni kujdes me blerjet.

Virgjëresha

Njeriu juaj i zemrës ju ka përgatitur një surprizë të këndshme që do t’ju kënaqë. Pasditja do të kalojë në shoqëri të mirë dhe biseda interesante. Beqarët do përjetojnë një ditë të mbushur me emocione dhe lumturi falë takimeve interesante që do kenë. Financat do jenë me fat sot dhe nuk do keni arsye për tu shqetësuar.

Peshorja

Këto kohë ju tërheq çdo gjë që ka të bëjë me kulturën dhe artin. Njohuritë tuaja keni dëshirë ti thelloni më shumë me kurse dhe leksione jashtë. Partneri/ja do ju mbështesë në gjithçka. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa drejt të ardhmes. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem, çdo gjë do jetë nën kontrollin tuaj.

Akrepi

Keni mosmarrëveshje me pjesëtarët e familjes dhe partnerin/en dhe kjo gjë nuk po ju lë të qetë. Këtë moment doni të përqendroheni për të zgjidhur një çështje të caktuar. Beqarët do jenë me humor të mirë sot dhe do kënaqen edhe me aventurat kalimtare. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi tregoni maturi me shpenzimet.

Shigjetari

Sot do t’ju vërë në siklet një situatë e caktuar ju që jeni në një lidhje dashurie. Do t’ju ngelen në mendje për shumë kohë momentet e sikletshme që provuat. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në takimet që do realizojnë sepse gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Financat do vinë duke u përkeqësuar, tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi

Partneri/ja juaj ju ka rezervuar një darkë interesante sot që kishit ditë që e prisnit. Përgatituni të merrni edhe dhurata të këndshme. Beqarët do kenë një ditë të keqe sot në dashuri dhe të braktisur nga fati. Më mirë të presin edhe pak kohë për ndryshime. Në planin financiar mundohuni të ruani ekuilibrin.

Ujori

Problemi më i madh sot do të jetë marrëdhënie juaj me partnerin/en. Të gjitha fushat e tjera të jetës shkojnë mjaft mirë dhe ju ndiheni të qetë. Beqarët nëse duan të gjejnë shpirtin e tyre binjak duhet të tregohen të hapur në takime dhe t’i shprehin ndjenjat e tyre. Financat do jenë të mira, do arrini të kryeni edhe shpenzime.

Peshqit

Karakteri juaj sot nuk përkon fare me atë çfarë jeni në të vërtetë. Arrogant/e dhe egoistë, sot do të shkaktoni shumë hatërmbetje te personat e afërt. Beqarët do jenë shumë të ngarkuar me punë dhe përqendrimi tek ajo nuk do i lërë hapësira për takime apo njohje të reja. Financat do përballen me disa probleme serioze.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU