Dashi
Dita e sotme do ju japë mundësinë që t’i jepni zgjidhje çdolloj problemi që keni pasur në çift dhe do ta bëjë këtë të hënë mjaft të bukur me momentet përkrah partnerit. Organizohuni për diçka ndryshe sot dhe në këtë mënyrë thyeni edhe rutinën e ditëve të zakonshme. Për beqarët nuk parashikohet ndonjë ndryshim drastik. Për ata ende nuk ka ardhur momenti që të ndryshojnë statusin.
Demi
Ditë goxha e vështirë do të paraqitet kjo e hënë për të gjithë ata që janë në një marrëdhënie. Do ta keni shumë të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët dhe kjo do sjellë shumë debate mes jush. Në planin financiar do të vazhdojë të mbizotërojë ekuilibri në çdo moment, pasi do dini se si t’i shpenzoni paratë.
Binjakët
Nuk duhet të tregoheni të pavëmendshëm sot ndaj partnerit tuaj, pasi kjo do të përfundojë me zhgënjime në fund të ditës. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mundohuni të investoni në marrëdhënien tuaj që ajo të mos ketë probleme. Me financat nuk do keni vështirësi pasi do i menaxhoni me shumë kujdes.
Gaforrja
Ditën e sotme do të zbuloni një anë tjetër të partnerit dhe kjo do e bëjë ditën tuaj më të veçantë. Do ndjeheni më i dashuruar se kurrë me personin tuaj të zemrës dhe do kaloni momente të bukura dhe relaksuese. Edhe beqarët do ndjehen të privilegjuar këtë të hënë nga planetet ku me shumë gjasa mund të takojnë edhe princin e tyre të kaltër.
Luani
Ditë e mbushur me të papritura të pakëndshme kjo e hënë për ata që janë në një marrëdhënie. Shkak për këto mendohet të jenë sjelljet jo të mira nga ana e partnerit të cilat do ju irritojnë dhe mërzisin. Sa i përket anës financiare paraqitet e mirë, kjo falë menaxhimit tuaj të mirë që keni treguar me shpenzimet.
Virgjëresha
Dita e sotme do t’ju duket si një ëndërr për ju që jeni në çift. Shumë gjëra të jashtëzakonshme do ju ndodhin dhe do pushtoheni nga një valë e gjerë emocionesh që do ju japë ndjesinë sikur jeni mbi re. Edhe për beqarët të reja të rëndësishme në horizont, yjet parashikojnë se do pranojnë propozimin e dikujt dhe do fillojnë një lidhje serioze.
Peshorja
Mos u tregoni shumë mosbesues ndaj partnerit sepse kjo mund të mund të mërzisë atë. Edhe ju nuk do ndjeheshit mirë nëse dikush do ju ruante në çdo hap që do hidhnit. Përsa i përket sektorit financiar dita parashikohet e mirë. Do të keni mundësinë që të bëni edhe ndonjë shpenzim, por gjithmonë pa e tepruar.
Akrepi
Xhelozia që do keni sot ndaj partnerit tuaj në të shumtën e ditës do ju shkaktojë debate. Do bënit mirë të tregoheshit më të kuptueshëm dhe të dërgonit arsyet e partnerit para se të veproni, pasi jo çdo gjë është ashtu siç duket. Për beqarët nuk është një nga ato ditët e tyre të mira, prandaj nuk këshillohet që të pranoni ftesa për të dalë sepse do jeni një shoqëri jo e mirë sot. Me financat tregoni pak kujdes në shpenzime.
Shigjetari
Do të jeni në humor të mirë gjatë kësaj të hëne dhe kjo do ju bëjë që të kaloni momente relaksi dhe të bukura në prani të partnerit tuaj. Çdo moment që do kaloni bashkë do të jetë i veçantë. Për financat nuk do të jetë një ditë e favorshme, prandaj këshillohet të reduktoni shpenzimet para se të jetë shumë vonë.
Bricjapi
Do jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj çmendurie që do iu propozohet nga partneri. Në përfundim do arrini të mendoni se gjithçka që keni përjetuar sot ja ka vlejtur. Beqarët do kenë një ditë të veçantë për ta mbushur me emocione. Financat do jenë të trazuara, prandaj ulni ritmin e shpenzimeve.
Ujori
Ditë e trazuar dhe e mbushur me debate për ata që janë në një marrëdhënie. Shkak do të bëhen ndërhyrjet e personave të jashtëm në lidhjen tuaj, të cilat do të prishin atmosferën tuaj në çift. Në planin financiar do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe falë kësaj çdo problem do të marrë zgjidhjen e duhur.
Peshqit
Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Nuk do të merreni vesh për asgjë me partnerin dhe kjo do ju shkaktojë mërzitje duke pasur nevojë të qëndroni vetëm dhe të mendoheni. Për beqarët dita parashikohet me fat, sidomos në dashuri dhe do të ndryshojnë shumë shpejt statusin e tyre. Plani financiar do të ketë përmirësime, prandaj kjo do ju japë mundësinë edhe të bërjes së ndonjë shpenzimi