Horoskopi 15 Shkurt 2016

Dashi

Zgjidhini njerëzit me të cilët do të shoqëroheni dhe mos ia lini aspak rastësisë. Do të keni nevojë të keni pranë persona të besuar. Bëni më shumë kujdes për shëndetin.

Demi

Dikush nga e kaluara do të bëhet i/e gjallë. Jini të gatshëm të tregoni edukatën tuaj, por lërii të kuptojë se vendimi ju takon juve. Dhe atë vendim, merreni me qetësi.

Binjakët

Përpiquni që të mos diskutoni me askënd. Do të jenë diskutime të mërzitshme dhe pa asnjë kuptim. Nëse jeni beqar/e, do të merrni lajme të mira.

Gaforrja

Avantazhe nga paratë e personave të tjerë. Mund të kaloni një ditë të këndshme, por mos u përfshini në polemika me miqtë. E ndërkohë, falni ndonjë shaka.

Luani

Çdo nxitim dhe veçanërisht natyra juaj kurioze, mund t’ju dëmtojë. Mos u mundoni që të dini gjëra që të tjerët duan t’jua mbajnë të fshehta. Lëreni jetën të vijë si është e shkruar.

Virgjëresha

Do të keni raste të mira që t’i shfrytëzoni për një të ardhme sa më të mirë. Miqtë që ju rrethojnë duhet të jenë sa më të sinqertë. Bëni kujdes!

Peshorja

Do të prisni një lajm që mund të ndryshojë rrjedhën e rutinës suaj të përditshme. Por mundohuni t’i mobilizoni shpejt gjërat, sepse burokracia dhe zvarritjet mund t’ju bëjnë një shaka të hidhur.

Akrepi

Dedikojini pak kohë vetes suaj, në drejtim të pamjes dhe të veshjes. Do t’ju duhet të bëni zgjedhje të papritura, për të cilat nuk do të keni kohë të mendoheni. Megjithatë zgjuarsia juaj do të jetë vendimtare.

Shigjetari

Të reja në dashuri. Harmoni në raport me fëmijë që ju rrethojnë. Bëni shëtitje në një vend të gjelbëruar. Shumë të favorizuara do të jenë takimet mondane.

Bricjapi

Nëse dikush ju heq nga miqtë në Facebook, mos kini frikë: në fund të fundit do t’ju falë kënaqësi. Është koha që të seleksiononi miqtë.

Ujori

Do të keni një komunikim të shkëlqyer me të gjithë. Do të jeni në humor të mirë. Kontakto edhe me të huaj. Propozim interesant për një udhëtim.

Peshqit

Mos u bëni konfidencialë absolutisht me askënd. Shumë thashetheme po përhapen për ju, kjo falë të “besuarve” me të cilët keni ruajtur raporte. Injorojini dhe gjithçka do të shkojë për së mbari.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU