Horoskopi 10 Maj 2016

Dashi
Për ata qe janë ne një lidhje do mbizotërojë mirëkuptimi dhe qetësia sot. Nuk do lindin aspak mosmarrëveshje me atë qe keni ne krah, përkundrazi do merreni vesh për mrekulli. Beqaret ne çdo situate qe te ndodhen do arrijnë ta gjejnë dashurinë e tyre te madhe. Ne planin FInanciar do keni energjinë dhe durimin e duhur për te arritur ta stabilizoni situatën.

Demi
Nëse doni qe çdo gjë te ece sa me mire ne jetën tuaj ne çift sot, mundohuni te tregoheni gjithë kohës te sinqerte me partnerin. Po thuret gënjeshtra do keni probleme serioze. Beqaret do lodhen paksa, por me ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin e tyre te ëndrrave. Te ardhurat do përmirësohen menjëherë pas ndihmës se madhe te disa te afërmve.

Binjaket
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Ne çdo moment do përjetoni emocione me te veçanta se me pare dhe do merrni një vendim te rëndësishëm. Beqaret do kenë nevoje jetike për te ndare çdo çast me dike dhe sot do bëjnë edhe sakriFIca për ta gjetur. Nuk duhen humbur shpresat deri ne mesnate. Te ardhurat nuk do jene aspak te qëndrueshme.

Gaforrja
Duhet te përkujdeseni me tepër për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do e mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqaret do bëjnë mire te mos luajnë shume me zjarrin vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre, pasi mund te digjen keq. Për menaxhimin e FInancave mos dëgjoni aspak te tjerët, por bëni atë qe mendoni vete. Shmangni edhe dhëniet e huave.

Luani
Kjo e sotmja do jete një nga ditët me te bukura te jetës suaj. Pasioni do rindizet fuqishëm dhe emocionet do jene me te forta se me pare. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te hedhur hapa me tej. Ne planin FInanciar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Nuk do keni probleme për te bere shpenzimet e nevojshme.

Virgjeresha
 Juve qe jeni ne një lidhje duhet te tregoheni sa me te matur qe te mundeni sepse çdo fjale e gabuar mund ta ndeze keq ambientin. Beqaret nuk duhet te ndalen se beri deklarata dashurie pasi ne një moment do marrim edhe përgjigje pozitive nga dikush. Ne planin FInanciar do bëni mire te tregoheni sa me te matur qe te mundeni ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Peshorja
Jeta juaj ne çift do ju sjelle kënaqësi pa fund sot. Do ndiheni tejet te sigurte ne krahët e partnerit tuaj dhe gati për te bere çdo gjë me te. Beqaret duhet te zgjidhin me pare disa probleme familjare apo profesionale e me pas te mendojnë për jetën sentimentale. Sektori i FInancave nuk do jete gjithë kohës i qëndrueshëm, prandaj me mire do jete te mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Akrepi
Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni ne çdo moment mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nga ana tjetër do kenë ndryshime tërësore ne jetën sentimentale. Te ardhurat do përmirësohen ne mënyrë te konsiderueshme. PërFItoni për te hequr edhe disa para mënjanë, ne mënyrë qe te siguroni edhe te ardhmen.

Shigjetari
Dita e sotme do FIlloje disi delikate për ata qe janë ne një lidhje, por shume shpejt situata do ndryshoje. Te dy do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do i ndreqni ato. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme, prandaj do bëjnë mire te mos hedhin hapa te pamenduara. Ne planin FInanciar nuk do keni vështirësi, megjithatë e mira do jete qe çdo shpenzim ta kryeni te mirëmenduar.

Bricjapi
Dite shume e tensionuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. As qe do mendoni për te ardhmen dhe mund te thoni gjera te gabuara. Beqaret do realizojnë takimet e tyre te ëndrrave dhe jeta do ju marre drejtimin e duhur. Ja qe pritja ja vlejti. Ne planin FInanciar do jeni me shume fat dhe situata do përmirësohet ne mënyrë te konsiderueshme.

Ujori
Sot do diskutoni me qetësi për çdo gjë qe ju ka shqetësuar se fundmi ju te dashuruarve dhe do merrni vendime te rëndësishme. Gjerat do ecin ashtu si i keni ëndërruar gjithmonë. Beqaret do joshen nga një person mjaft simpatik ne pamje dhe i jashtëzakonshëm ne sjellje. Mos e lini t’iu ike nga duart. Ne planin FInanciar do jete Merkuri ai qe do ju ndihmoje t’i stabilizoni te ardhurat.

Peshqit
Dite me shume fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni vetëm energji pozitive dhe jeta ne çift do jete e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do ndihen te qete për te kërkuar dashurinë pasi do kenë disa debate te vogla me koleget ne pune. Ne planin FInanciar duhet t’i bëni me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni te papritura te pakëndshme

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU