Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill të vitit të ardhshëm, dhe nëse është e nevojshme, raund i dytë do të mbahet dy javë më vonë, më 7 maj. Ndërsa zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në qershor 2017.
Presidenti aktual i Francois Hollande është presidenti më i jopopullor në historinë moderne franceze, me mbështetje prej vetëm 13 për qind të votuesve dhe të gjitha sondazhet sugjerojnë se ai do të përjetojë humbje në raundin e parë, shkruan AFP, njofton Klan Kosova.
61 vjeçari, mandatin e tij e ka bazuar në premtimin për zvogëlimin e papunësisë, e cila është ende rreth 10 për qind. Ish-presidenti Nicolas Sarkozi, i cili humbi zgjedhjet prej Hollande në vitin 2012, nuk ka njoftuar zyrtarisht se a do të kandidojë, por ka disa që dyshojnë dëshirën e tij për t’u kthyer në Pallatin Elize nën flamurin e Partisë së tij të re Republikane.
Kandidati kryesor në mesin e rivalëve e Hollande është ish-ministri i jashtëm Alan Zhype, kryetari i Bordeaux, i cili ishte kryeministri në kohë i Jacques Chirac, nga viti 1995 deri 1997. Kandidate është edhe djathtistja ekstreme, Marin Le Pen, lidere e Frontit Kombëtar dhe frontit anti-migracion, e cila ka nisur fushatën tashmë.
Sipas sondazheve, ajo do të jetë në mesin e kandidatëve më të mirë në raundin e parë me 28 për qind të votave, por pritet të humbas në raundin e dytë.
m.m