Holanda mohon përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës

Shteti holandes, nën akuzë si përgjegjës për vdekjen e qindra myslimanëve në Srebrenicë në 1995 gjatë luftës së Bosnjes, u mbrojt në apel me argumentin se askush nuk mund të kishte parashikuar kryerjen e një gjenocidi.

“Askush nuk mund të besonte akte barbare të një gjenocidi në Evropë në vitin 1995”, pohoi avokati i Shtetit, Bert-Jan Houtzagers në nisje të procesit në mesditë përpara Gjykatës së Apelit në Hagë. Vendimi pritet të merret më vonë.

Në korrik të 2014, gjykata e shkallës së parë në Hagë kishte vendosur se ushtarët holandezë nën mandatin e Kombeve të Bashkuara nuk kishin mundur të evakuonin më shumë se 300 burra boshnjakë të strehuar në bazën ushtarake pranë Srebrenicës, në Potocari. Haga po i gjykon si përgjegjës të viktimave, citohet ATSH.

Gjykatësit kishin refuzuar gjithsesi pjesën e kërkesës së palës paditëse, nënave dhe grave të viktimave, duke vlerësuar se Shteti nuk mund të mbante përgjegjësi për vdekjen e rreth 8.000 burrave dhe djemve të vrarë brenda disa ditëve në korrikun e 1995 nga trupat e gjeneralit serb të Bosnjes, Ratko Mladic. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU