Historike, Papa do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe

Papa Françesku do të vizitojë Abu Dabin më 3 dhe 5 shkurt për të marrë pjesë në një takim ndër-fetar për ”Vëllazërinë njerëzore”, njoftoi sot zëdhënësi i Vatikanit.

Ati i Shenjtë i përgjigjet edhe një ftese të princit të kurorës të Abu Dabit, Mohammed ben Zayed Al-Nahyane dhe Kishës katolike të Emirateve të Bashkuara Arabe, sqaroi Vatikani.

Vizita do të zhvillohet menjëherë pas vizitës së tij në Panama për Ditët Botërore të Rinisë, nga 22 deri më 28 janar, dhe pak përpara vizitës së papës në Marok, të planifikuar për 30 dhe 31 Mars.

Për pjesën tjetër të vitit 2019, ai synon të udhëtojë në Japoni gjatë muajit shtator, dhe ka planifikuar gjithashtu një udhëtim në Madagaskar.

/A.Rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU